MekuliPress ju sjell letrën që po u dërgohet qendrave të LDK-së në tërë Kosovën :

“Të nderuar Nënkryetar e Kryetar të degeve

Në vazhdën e zhvillimeve të fundit, dhe përgatitjet për seancën e mocionit kundër Qeverisë, kemi vërejtur një angazhim më të theksuar të aktivistëve të vv-së në rrjete sociale e media, të angazhuar në një fushatë linçuese kundër LDK-së.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Pas konsultimit me Kryetarin Mustafa, i’u kisha lutur që përmes sekretarëve të degëve dhe kryetarëve të nëndegëve, të organizoni dhe të angazhoni veprimtarët tanë, në rrjete sociale, posaçërisht gjatë këtyre ditëve.

Mesazhet që aktivistët tanë duhet përçojnë, konsistojnë në disa çështje:

1. LDK nuk lejon rrezikimin e partneritetin me SHBA-të
2. Kosova nuk meriton sanksione nga SHBA-ja
3. Albin Kurti ka rrezikuar marrëdhëniet me SHBA-te
4. Kurti me politiken e tij, ka rrezikuar prezencën ushtarake Amerikane në Kosovë
5. Kurti me politikat e tij, ka rrezikuar dhe pezulluar fondet qindra milionshe nga SHBA-ja
6. Kurti, ka shkelur marrëveshjen me LDK-në, duke shkarkuar pa bazë, përmes mesazhit, Ministrin e MPB-së, njëkohësisht Nënkryetarin e LDK-së
7. Se paku 4 këshilltar të Kurtit, ne media e tubime kanë përbuzur politikat Amerikane, duke tallur hapur zyrtaret Amerikan
8. LDK po e mbron qenësinë e shtetit të Kosovës
9. SHBA është partner strategjik i Kosovës
10. Prezenca e fuqishme e SHBA-së në Kosovë është jetike për vendin tonë
11. Kosova mbet jashtë listes së SHBA-ve, për ndihma e përkrahje ndaj Covid 19. “

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!