Qentë me të vërtetë mund të jenë miku më i mirë i njeriut. Sipas një studimi suedez, personat të cilët mbajnë një pronësi një qen, kanë 23% më pak shanse që të vdesin nga sëmundjet e zemrës. Hulumtimi ka marrë për mostër 3.4 milionë njerëz të moshës prej 40 deri 80 vjeç, të cilët mbajnë një qen në shtëpinë e tyre.

Ky studim ka treguar se personat të cilët mbajnë një qen, ndihmojnë ata që janë më pak të izoluar në aspektin social gjithashtu edhe në kalimin e depresionit. E të dyja këto fakte lidhen mjaftë shumë me sëmundjet e zemrës, raporton The Guardian.

Sipas këtij studimi, ata që mbajnë një qen, gjejnë më shpejtë zgjidhje në situate stresuese, që i ndihmon ata të mos kenë presion të gjakut apo rrahje të shpeshtuara të zemrës. Asociacioni i Doktorëve të Zemrës në SHBA, në një hulumtim të cilin e kishte realizuar në vitin 2013, njoftoi se personat të cilët jetojnë me një qen, me gjasë kanë më pak shanse të përballen me sëmundje në zemër.

Ju pëlqen!

Studimet të cilat janë kryer, janë bërë me metodën e vrojtimit, por nuk kanë arritur që të japin rezultate të sakta shkencore. Përfundimi i arritur, është bërë përmes vrojtimit të gjendjes shëndetësore të personave.

Kjo do të thotë, se ekziston një lidhje mes të faktit që mbajtja e një qeni ndikon në shëndetin e njeriut. Për shembull, edhe personat të cilët kanë probleme me mbipeshë, duhet me patjetër që ta nxjerrin qenin e tyre për shëtitje. Kjo mund të lidhet me faktin se një shëtitje ditore do të ndikonte mirë në shëndet.

Tove Fall, një epidemologjist dhe autor i studimit, tha që efektin më të mirë, mbajtja e një qeni e ka tek personat të cilët jetojnë vetëm. “Duke se një qen mund të jetë më i shëndetshëm për persona që jetojnë vetëm, madje edhe më i shëndetshëm sesa të jetosh me njerëz të tjerë”.

“Qentë ju inkurajojnë juve të dilni për ecje, ju japin mbështetje sociale dhe e bëjnë jetën më të kuptueshme. Nëse ke një qen, atëherë ke më shumë interaksion me njerëzit e tjerë” tha Fall.

Fall shtoi gjithashtu, se më e shëndetshme është që qeni të jetë i racës retriever.  /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!