Duket se po! Të paktën sipas Robert Hare, një prej studiuesve më të mëdhenj të psikologjisë kriminale, autor i shumë librave për këtë çështje.

Kush janë psikopatët?

Me termin “psikopat” nënkuptohet në fakt një person i prekur nga shqetësime të rënda që lidhen me empatinë, të paaftë për të ndjerë dhimbjen apo gëzimin e të tjerëve, por që janë të aftë të përdorin çdo mjet për t’u afirmuar.

Ju pëlqen!

Nëse mes tyre ka me siguri një përqindje vrasësish serialë, shumë të tjerë marrin role pushteti në financë e industri, atje ku është e mundur që të marrin vendime avantazhuese për veten e tyre por shpesh ekstremisht të dëmshme në nivel social.

Këto “kollare të bardha” të rrezikshme duken normalë, brilantë dhe inteligjentë, por vetëm sepse dëshira për pushtet dhe fitore u lejon atyre që të kapërcejnë çdo pengesë permes mashtrimeve dhe manipulimeve dhe pikërisht falë këtyre strategjive arrijnë më lehtësisht majat e kompanisë në të cilën punojnë.

Burimi “Focus”/ Përshtati në shqip: SCAN – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lexo po ashtu:  Nga Shaban Murati – Për ata që duan Serbinë më shumë se Kosovën
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!