Një ‘Tarzan’ real që jetoi në xhunglën e Vietnamit për 40 vite ka humbur jetën nga kanceri në mëlçi, në moshën 52 vjeçare, 8 vite pasi ishte rikthyer për të jetuar në ‘botën e civilizuar”. Kështu shkruan britanikja ‘Daily Mail’, që jep historinë e Ho Van Lang që nisi të jetojë në xhungël në vitin 1972 ku babai i tij e mori me vete për t’i shpëtuar bombave gjatë luftës së Vietnamit.

Ai vendosi kontakt me shoqërinë vietnameze në vitin 2013 dhe në atë kohë ai besonte se lufta e Vietnamit po zhvillohej ende. Në vitn 2013 ai nisi të bëjë jetën moderne. “Disa miq dhe vëzhgues të tij mendojnë se streset dhe dieta e varfër e botës së qytetëruar kane pasur impakt negativ në shëndetin e tij” shkruhet në artikullin e ‘Daily Mail’.

Miqtë e tij janë shprehur se ‘të jetuarit në botën moderne mund të ketë pasur pasoja fatale për tëpasi ai nisi të ushqehej me ushqim të përpunuar dhe nganjëherë konsumonte alkool.

Ju pëlqen!

“Nuk më pëlqente kur e shihja që jetonte në civilizim. Isha gjithnjë i shqetësuar se trupi i tij nuk do të ishte në gjendje që të përballonte një ndryshim kaq drastik. Të jetuarit në botën moderne mund të ketë pasur pasoja fatale për të pasi ai nisi të ushqehej me ushqim të përpunuar dhe nganjëherë konsumonte alkool” shprehet Alvaro Cerezo, miku i tij. Gjithsesi, mungon një argumentim mjekësor nëse realisht shkaku i vdekjes është ‘të jetuarit e tij në botën e civilizuar”.

Burimi: Daily Mail

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.