A e keni menduar ndonjehere se sa fytyra ka dhimbja?

Sa trajta merr ajo kur shfaqet e ftohte dhe e pameshirshme? E kam imagjinuar dhimbjen perhere si nje thellim i madh ne gjoks qe te le pa fryme, ti mbyll kordat dhe ta shterron zerin, njejte si frika kur ndesh ne perbindesha. E kam imagjinuar dhimbjen si nje rreke gjaku qe gurgullon nga nje dore e vrare. Apo dhe si nje qenie legjendash qe lind nga asgjeja mbeshtjelle ne tesha te zeza e qe na ngerthen duke na e tundur nje dore te thate ne ajer e na perthith ngadale drejt fundit. Dhimbjen e kam imagjinuar sigurisht si burim lotesh. Ne trajten e tradhetise, ne trajten e vrasesit , te xhelatit te pushtetarit apo te nje sistemi te tere ushtaresh te dhimbjes qe rreken nate e dite per ta ushqyer. Dhe nuk jam tronditur duke njohur misionin e se keqes. Por kurre me pare dhimbja nuk me kishte ardhur ne kete forme, e akullt ne portretin gjysem ne profil te kesaj perendeshe qe qan me lot te pakte nje dashuri te cilen kurre me nuk do e ndjeje te gjalle. Ushtaret e dhimbjes , kushedi per te saten here ne histori , dhe ate dite ia dolen serish te na falnin shembelltyren nje dhimbje “brilante” qe trondit ne qetesine e saj. Pa me thoni, a keni pare dike te qaje kaq denjesisht? Une jo, ende…

Liridon Mulaj 2 prill 2020

Ju pëlqen!

( Ne foto e fejuara e Arben Brocit qe qan te dashurin e saj).

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!