MekuliPress.com ju sjellë pjesë nga libri “Administrimi i Shqipërisë nga Austro-Hungaria 1916-1918 “ të autores Elena Kocaqi.

Ja disa fakte me rëndësi gjatë protektoratit Austro-Hungarez 1916-18 në Shqipëri:

U vendos një administrate shqiptare me gjuhen shqipe si gjuhe zyrtare.
Gjuha shqipe u vendos per here te pare ne administraten e shtetit shqiptar.
Qeveria e Ismail Qemalit dhe Princ Vidit kishin pasur si gjuhe zyrtare osmanishten, pasi nepunesit e administrates nuk dinin shqip.
Austro-Hungaria e vuri me detyrim mesimin e shqipes jo vetem per nepunesit shqiptar por ajo hapi kurse edhe per ushtaraket e saj.

Ju pëlqen!

E keni ditur se Shqipëria kishte dy gjykata shqiptare:

1. Gjykata e larte qe ndodhej ne Shkoder

2.Gjykata e Sheriatit poashtu ne Shkoder.

E keni ditur se gjate kesaj kohe Austro-Hungaria ndihmon Shqiperine ne vendosjen e rendit dhe drejtesise.
Per te sheruar plaget e vjetra si fenomenin e gjakmarrjes, qeveria bente pagesen e gjakut.

”Keshtu, per nje grua te vrare paguheshin 300 korona, per nje burre te vrare 600 korona.
Per plagosje 50-300 korona.
Pagesa duhej te behej ne familjen e te vrarit, ose te plagosurit, nga autori i vrasjes dhe vrasesi merrte mbas pagimit te parave dokumentin e Pajtimit dhe Pendeses.

Pasi arriheshin pajtimet, dhe nese ndonje tentonte qe te vazhdonte me zakonin e gjakmarrjes, ai do te denohej sipas ligjit ushtarak me vdekje, qe do te ishte me varje”.

Kjo beri qe fenomeni i gjakmarrjes ne Shqiperi gjate kesaj administrate, te reduktohej ndjeshem.

E keni ditur se :

Per nje vit Austro-Hungaria kishte ndertuar rreth 739 km rruge, hekurudha dhe teleferik.
Hani i Hotit-Shkoder 40 km
Shkoder-Lezhe 29 km
Durres-Vore-Tirane 38 km etj etj.

Monarkia pati problem te punesonte punetore ne Shqiperi qe te benin rruget madje edhe me pagese.
Shqiptari nuk e donte punen, keshtu qe ne Shqiperi u sollen rreth 4500 rober lufte per rruget nga keta 250 rus dhe 5000 shqiptare qe ishin kruesisht te denuar.

U hapen shkollat fillore, gjithsej 231 shkolla nga 7-12 vjec, per pese vjet ne qytet dhe tri ne fshat sipas modelit austriak!
U vendos gjuha shqipe deri ne Mitrovice. Gjuhe mesimi ishte shqipja, kurse gjermanishtja ne klaen e katert!
Mesimi i fese nje here ne jave.
Pra, qeveria austriake nuk u mjaftua per t’iu mesuar gjuhen shqipe shqiptareve, por edhe ushtareve te saj permes kurseve te ndryshme!
Figurat e shquara qe merrnin pjese ne komisionin arsimor ishin Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda,Mati Logareci, At Fishta etj.

Marre nga libri “Administrimi i Shqiperise nga Austro-Hungaria 1916-1918 “ Elena Kocaqi

Kush është autorja Kocaqi?

Prof.Ass.Dr. Elena Kocaqi
Ka kryer studimet ne Universitetin e Tiranes, me kohe te plote, ne tre fakultete, me rezultate te shkelqyera ne deget: Histori, Juridik dhe Shkenca Politike.
Ka kryer Studimet Master dhe me pas ka mbrojtur Doktoraturen prane Qendres se Studimeve Albanologjike ne Tirane me titull: “Politikat e Austro – Hungarise ndaj Shqiperise 1912 – 1918. Ne Universitetin e Vjenes ka fituar te drejten e studimit per Doktorature te dyte per Shkenca Politike.
Eshte pedagoge me kohe te plote prej dhjete vjetesh ne Universitetin “Aleksander Moisiu” Durres, ne Fakultetin e Shkencave Politiko – Juridike, ne Departamentin e Administrimit Publik. Eshte autore e disa librave dhe publikimeve shkencore brenda dhe jashte vendit.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!