Nuk është një patologji, por një fenomen më i shpeshtë nga sa mendojmë. Ndoshta e keni përjetuar ndonjëherë dhe nuk dini si ta quani. Ky term nuk njihet shumë dhe ngatërrohet me anorgazma (paaftësia e një e një gruaje për të patur orgazmë), por tek alorgazma protagonist është imagjinata.

Bëhet fjalë për një fantazi seksuale që manifestohet tek dikush, ndërkohë që kanë një marrëdhënie në çift dhe mendojnë për persona të tjerë dhe u duket eksituese ta mendojnë.

Është dikush, imazhi i të cilit ndërpret simbolikisht aktin seksual dhe mund të jetë një artist, sportist i famshëm, një koleg pune, fqinji, një i panjohur ose ish i dashuri/dashura. Por deri në ç’pikë kjo mund të konsiderohet negative në një marrëdhënie? Kundër mendimit të përhapur se fantazimi me të tretë mund të jetë paragjykues dhe mund të konsiderohet si tradhëti disa studime shkencore kanë konfirmuar se është një nga fiksimet gjithnjë e më të pranuara nga çiftet ku prodhohet një afri dhe një bashkëpunim mes tyre.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Fakti që  herë pas here i projektoni dëshirat tuaja tek dikush që ju tërheq nuk do të thotë se nuk e doni partnerin tuaj. Fantazi të këtij lloji s’janë veçse procese mendore gjatë momentit seksual, ndihmojnë në arritjen e njëkohëshmërisë sekuale dhe janë vetëm dëshira intime.

Sipas ekspertëve mund të shërbejnë për të thyer rutinën dhe monotoninë që ndodh tek shumë çifte. Nga ana tjetër nëse alorgazma përsëritet shpesh, ajo që filloi si një lojë, mund të shndrrohet në një problem të madh që bën që të distancohen partnerët dhe të mos kenë besim.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!