1. Ruani distancën

Askush nuk do të ketë një takim me një person aq të interesuar pas vetes, saqë mashtron apo dëmton të tjerët, për të arritur atë që dëshiron. Por gjasat janë që në një moment të jetës të takojmë të gjithë tipa që kanë një formë të çrregullimit antisocial të personalitetit. Kështu që, kur vjen puna tek një sociopat, këshilla më e mirë është sa e thjeshtë, aq edhe efikase: “Qëndroni larg predatorëve socialë”. Ose të paktën krijoni sa më shumë distancë që të mundeni, kur ndodh që të ndeshni një të tillë.

2. Besojini vetes

Besojini intuitës tuaj. Gjithmonë! Mos lejoni të gënjeheni kur ndërveprimi me një tjetër person ju thotë se duhet të mbroheni. Nëse është e mundur shmangni kontaktet e mëtejshme.

Ju pëlqen!

3. Caktoni kufij të qartë

Një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëni për t’u mbrojtur nga rreziku është të shprehni qartë nevojat, perceptimet dhe mendimet tuaja. Duhet t’i paraqisni në një mënyrë të vendosur, të qartë dhe me zë të fortë. Mendimet duhet të formulohen me siguri dhe objektivitet, dhe të shoqërohen me shpjegime të qartë. Mos u përpiqni të justifikoni veten, pasi justifikimi hedh dyshime mbi atë që thoni – dhe sociopati do të përgjigjet me një tjetër argument. Gjithmonë mbroni të drejtat tuaja legjitime!

4. Tregoni forcën tuaj

Një shprehje fytyre serioze, një refuzim për të shkëputur kontaktin me sy, një qëndrim drejt, dhe një reagimi vendosur e i drejtpërdrejtë – të gjithë këto sinjalizojnë forcë dhe siguri, që e sprapsin gjithmonë një predator social. Mos harroni: Sociopatët preferojnë një pré të kollajtë.

5. Mos ua hiqni maskën

Mos e bëni kurrë një sociopat të humbasë maskën – edhe kur e keni pikasur. Kjo do të shpjerë në urrejtje dhe agresion. Eshtë më mirë që thjesht të buzëqeshni – dhe të bëni sikur po vazhdoni lojën…

6. Qëndroni të papenetrueshëm

Edhe pse hapja konsiderohet një virtyt gjatë ndërveprimeve sociale, nuk është kurrë një cilësi e mirë, në asnjë rrethanë, për t’u shfaqur në praninë e një sociopati. Mbajini letrat pranë vetes. Eshtë gjithmonë më mirë të bëni pyetje se sa të zbuloni informacione për veten – edhe atëherë kur diskutoni një temë në dukje të padëmshme, si pushimet. / bota.al

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.