Këtë vit, do t’i çojmë para akrepat e orës, të dielën e 28 marsit.

Vendet e ndryshme të Bashkimit Evropian, do të duhet të vendosin se çfarë do të bëjnë. BE ka shfuqizuar detyrimin për shumë vende anëtare që të kalojnë nga një orë në tjetrën.

Çdo shtet do të vendosë nëse do të qëndrojë me orën diellore apo do të miratojë orën ligjore.

Brenda vitit 2021, shtetet duhet të zgjedhin.

Bëhet fjalë për një vendim paradoksal në disa aspekte, pasi mund të ketë një Evropë të ndarë në fasha orare të ndryshme.

Mundësia për të pasur më shumë dritë në dispozicion është mbi të gjitha në avantazh i vendeve të Evropës Jugore, në Evropën Veriore, në të kundërt, ditët gjatë verës janë më të gjata për shkak të afërsisë me polin e veriut.

Ndërkohë, Italia duket se e ka marrë një vendim dhe debatet janë ndezur.

Italia i ka thënë jo qëndrimit në një fashë të caktuar orare dhe do të mbajë në fuqi ndryshimin e orës.

Qeveria italiane ka depozituar tashmë në Bruksel një kërkesë zyrtare për të mbajtur të paprekur situatën aktuale, pa ndryshime.

Janë të shumta vendet e BE-së që ende nuk kanë vendosur se çfarë do të bëjnë.