Sulmuesin pejan që luan me Malin e Zi, Fatos Beqiraj, nesër e pret një ndeshje tejet e vështirë.

Ai do të përfaqësojë malazezët në sfidën kundër shtetit ku ka lindur, Kosovës, pikërisht në Prishtinë, shkruan Gazeta Olle.

Fatosi, që shkaku i rrethanave përfundoi duke luajtur vite më parë për Malin e Zi, në shumë ndeshje ka qenë edhe kapiten i tyre.

Ju pëlqen!

Por, a do të jetë ai edhe të hënën kapiten? Përzgjedhësi i Malit të Zi, Faruk Hadzibegiq, nuk e përjashton si mundësi.

“Fatosi është njeri dhe lojtar shumë i mirë, kemi 3-4 lojtar qe janë për me mbajt shiritin e kapitenit. Beqiraj është lojtar shumë i rëndësishëm në këtë përbërje të re të skuadrës”, u shpreh Hadzibegiq.

Sfida Kosovë-Mali i Zi luhet nga ora 20:45.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!