Ballina Blog

Shkau (shqau ) “ i prof . Bardhyl Demirajt dhe i prof. Anila Omarit

 Edhe pse ishin shqiptar, deri tash iu është “holluar” aq shume gjaku i pasardhësve, sa nuk  do te diskutojmë mbi çfarëdo gjeje të rilidhjes me ta ,dhe se këtu askush nuk po kërkon vëllazërim apo bashkim me shkije por po bisedojmë me te dhëna dhe burime historike si u formuan serbët  si  komb , andaj është mirë ti dimë proceset e asimilimit te popullatës shqiptare qe për fat te keq  ka qenë plagë e rëndë të cilin ende nuk kemi arritur ta zbërthejmë.

 Pra ka te bëjë edhe me atë, arsyeja e ndarës se kishës,.sepse ne një moment historik, gjatë kohës se ‘çlirimtarëve’ otoman, popullata jonë ortodokse , i ka pasur vetëm dy mundësi: te mbetet ortodoks, dhe pasta te sllavizohet ( jo të gjithë ), ose te islamizohet, ‘turqizohet’ , qe kinse te shpëtoj nga sllavizmi..

Shqiptaret_ortodoks

 “Tregu i librit shkencor sapo u pasurua me një studim të ri etnolinguistik: “Shqiptar dhe shqa. Histori popujsh përmes dy emrave etnikë” i Bardhyl Demirajt, nga Shtëpia botuese Naimi.

Bardhyl Demiraj na paraqitet gjithnjë e më shumë si studiues i shumanshëm në fusha të ndryshme të albanologjisë…

Libri i fundit është një triptik studimesh të mirëfillta etnolinguistike ku shqyrtohen tema që kanë të bëjnë me “çështjen shqiptare” dhe që vijojnë të ngjallin diskutime në debatin intelektual-albanologjik të sotëm. Lënda ndahet në tri pjesë: I. Emri etnik shqiptar, II. Shqau ndër shqiptarë, III. Dy popuj në kontakt, trevat shqiptare në Mesjetën e hershme. “( prof. Anila Omari )

“Një metodologji që ndiqet në studimin e emrit shqa me të cilin shqiptarët kanë emërtuar fqinjët sllavë qysh nga kontaktet e para me ta e deri në kohën tonë, kur ky emër ka mbetur tashmë në përdorim të ngushtë krahinor e madje nuk është përfshirë as në fjalorët e shqipes së sotme. “   Sa ka të vërtetë në këtë çka na “shkruan “ Prof . Anila Omari ,për librin e Prof. Bardhyl Demirajt? Pa shkuar më tutje , vetëm me këtë që u tha më lartë ,ia mohojmë vetvetës një pjesë të madhe të historisë dhe “ i varrosim “ me gjenerata të tëra shqiptarësh ortodoks që “lindën “ pas ndarjes se Kishes Lindore nga ajo Perëndimore.

“Sllavët “ e ardhur të pas shek. VI-të as që kishin emër e lere më se ne gjëja i paske quajtur “shka- shkije “. E kemi këtë “ide “ nga mosdija apo qëllimi i keq ? Vetëm përzgjedhja e shpjegimeve nga Mikloshiqi dhe Majeri për këtë , të vë në dyshim qëllimin e këtij libri: “Një aspekt i rëndësishëm i studimit është edhe hetimi i prejardhjes së fjalës, nëse është huazim nga greqishtja bizantine (Miklosich) apo latinishtja mesjetare (Meyer), ku mbështetet teza e latinishtes, edhe me një argument të ri të ndërtimit të trajtës së femërores së fjalës (shkinë, shqinë, shqirë, shklirë “sllave”) nga një bazë paradialektore e cila nuk mund të shpjegohet veçse si huazim nga latinishtja. (Anila Omari ).

Autori sjell një material të përmbledhur dokumentar dhe të dhënat dialektore rreth përhapjes dhe përdorimit të këtij “ Emri Etnik “ së bashku me çerdhen e tij leksikore në të gjitha trevat e shqipes, ku vihen re dukuri fonetike dialektore të vjetra, si ruajtja, përkatësisht zhvillimi i grupit bashkëtingëllor /kl/: shkla (arbërishte e Greqisë, e Italisë, e Ukrainës), shkjâ (geg. veriore), shqa (geg. jugore, tosk.), si dhe kuptime të ndryshme nëpër dialekte (“sllav i Jugut”; “malazez”; “serb”; “bullgar [= maqedonas]”; “sllav ortodoks”; “grek” te arvanitasit e Greqisë) ose në përdorime të kufizuara e të rralla (si p.sh. kuptimi “shërbëtor” në ndonjë shprehje popullore). Do me thënë pa asnjë brengë shkencore ne shqiptarët ortodoks iu falim serbëve duke e emërtuar “shkaun” (shqiptarin ortodoks ) si “ Emër Etnik “   E krijuam një etni të huaj të pa qenë, e përjashtuam një pjesë të kombit , duke ia mveshur “serbëve”. Me sa mend?

Anila Omari dhe autori Bardhyl Demiraj na “ bindin “ që “studimi shpjegon përhapjen e etnonimit shqiptar si reagim vetëmbrojtës i etnosit shqiptar për tu dalluar nga popujt fqinjë “ Qesharake , nga dy studjues të njohur dhe të mëdhenj !

Konkludimi

Eshtë shumë e gabuar , nëse mendojmë që “studimi i prejardhjen dhe historinë e etnonimit shqa qysh nga dyndjet e para sllave në Ballkan dhe gjatë bashkëjetesës e fqinjësisë prej më shumë se 15 shekujsh të shqiptarëve me popujt sllavë të Jugut “ Sa gabim e konkluduar nga Prof. Bardhyl Demiraj : 
Se shqiptarët janë “ ushqyesit “ më të mëdhenj të fqinjëve tanë ,kjo është e dokumentuar. Se shqiptarët janë edhe formues të shtetit të fqinjëve ,kjo është më së e vërtetë. Në rrethin tonë fqinjësor që nga Mali i Zi, Serbia dhe Greqia shqiptari ishte faktori kryesor shtetformues. Në kohën e largët disa shekuj apo disa dekadash ne jemi ata që në mënyrë direkte apo indirekte i formuam këto shtete. Kush ndikoi që shqiptari të mohon vetveten dhe të vihet në krye të formimit të shteteve fqinj? Si dhe pse u zhvilluan rrethanat që shqiptari të behët edhe vrasës i vëllezërve të vet edhe pushtues i tokave të veta nën flamurin e tjetër kujt? Një pyetje mjaft e vështirë për t`u përgjigjur, por që duhet pa tjetër t`i përgjigjemi. Ja se çka mohon studjuesi ynë , që paska filluar edhe ky të del si buka pa tharm:

Mohimi
varrezat_shkijeve

Prof . Bardhyl Demiraj ne thotë haptas , që në fillim të librit:

Gabimet_pro

Zakonisht tendencat mohuese të kombit dhe historisë sonë , nuk i komentoj më gjat; sepse ato”studime” ndjellin të keqën kombëtare.

Fahri Xharra.10.09.15

Gjakovë

Zaev: Besoj në gjetjen e një kandidati të përbashkët për president


“Besoj se kjo është e mundshme. Nëse e bëjmë këtë, edhe njëherë e konfirmojmë idenë ‘një shoqëri për të gjithë’ dhe i dërgojmë mesazh të qartë qytetarëve se qëndrojmë prapa personit, për të cilin paraprakisht pajtohemi se do të ishte një president i shkëlqyeshëm i Maqedonisë së Veriut” tha Zaev pas takimit me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Zaev tha se planifikon edhe takime tjera me partitë shqiptare që janë pjesë e koalicionit.

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut mbahen më 21 prill.

PD vendim unanim për mandatet, Kryemadhi 60 minuta takim me Bashën

Lulzim Basha njoftoi vendimin unanim të demokratëve për djegien e mandateve.

Vetëm pak pasi kreu i PD, Lulzim Basha njoftoi vendimin unanim të demokratëve për djegien e mandateve, në zyrë e tij mbërriti kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Takimi mes dy figurave kryesore të opozitës zgjati për rreth 60 minuta. Burime për “BalkanWeb” pohuan se Kryemadhi diskutoi me kryedemokratin Basha mbi hapat e mëtejshmë që do të ndërmarrë opozita.

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Basha ka deklaruar zyrtarisht se deputetët vendosën unanimisht për djegien e mandateve duke numëruar arsyet që çuan në këtë vendim. Grupi i PD ka autorizuar Bashën të ndjekë hapat e mëtejshëm.

Ndërkohë një ditë më parë edhe pse nuk u shpreh qartë nëse do mbështesë propozimin e kryedemokratit për djegien e mandateve, Kryemadhi shkroi në një postim në facebook: “Beteja kundër Ramës dhe bandave të krimit vazhdon. Nuk ka parë gjë akoma!”.

“Është tragjedi e madhe që kjo racë e madhe dhe e lashtë të katandiset në këtë gjendje, ky është skandal i qytetërimit evropian. Nuk është për t`u çuditur që pushtuesi otoman ndalonte çfarëdo lloj gërmimesh në tokën shqiptare që mund t’i kujtonin popullit lavdinë e tij të dikurshme… “


MekuliPress ju sjellë në kujtesë shkrimet e diplomatit amerikan, Uilliams, që mbrojti çështjen shqiptare në vitin 1914:
“Është tragjedi e madhe tej çdo përfytyrimi që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë të katandiset në këtë gjendje, e cila meriton të quhet skandal i qytetërimit evropian. Nuk është për t`u çuditur që pushtuesi otoman ndalonte çfarëdo lloj gërmimesh në tokën shqiptare që mund t’i kujtonin popullit lavdinë e tij të dikurshme…

“Nuk vij të flas si mik i njerëzisë, por vij si mik dhe adhuronjës i racës shqiptare. Dashuroj Shqipërinë, dashuroj kombin shqiptar, siç dashuroj Amerikën. Shqipëria do të jetë e lirë. Ajo i ka dhënë pesë imperatorë Romës dhe gjaku i shqipeve ka forcuar gjakun e kombeve të tjerë. E lashë Shqipërinë në vuajtje e të mbytur në gjak nga faji i Europës…”

  • George Fred Williams – 1914/MekuliPress.com/

Historia e jashtëzakonshme e Dua Lipa, vajza e varfër që jetoi pa prindër në Londër

Suksesi i jashtëzakonshëm i këngëtares së famshme me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, është rikthyer sërish në vëmendjen e mediave britanike.

“The Sun” shkruan se ylli i muzikës pop e ka botën në dorë pasi është bërë artistja më e nominuar në Brits Awards për të dytin vit radhazi.

Ajo po ashtu fitoi dy çmime Grammy të dielën e kaluar, është shpallur artistja më e dëgjuar e vitit 2018, ndërsa të premten u bë me figurë dylli në Madame Tussauds të Londrës.

Por prestigjiozja “The Sun” kujton se ndërsa 23-vjeçarja ishte duke shkruar dhe realizuar muzikën e saj jetonte me familjen e saj në një banesë modeste në Londër.

“The Sun on Sunday” ka kontaktuar me miqtë e këngëtares dhe ish-fqinjët e saj për të biseduar lidhur me rrugëtimin e jashtëzakonshëm të vajzës së refugjatëve nga Kosova drejt famës.

Fama e të cilës padyshim se do të rritet pas ceremonisë së Brit Awards që zhvillohet të mërkurën.

Siç thuhet në artikull, shoqja e Duas që prej fëmijërisë, Zana Veseli, thotë se fama nuk e ka ndryshuar këngëtaren e bukur.

“Dua është personi i njëjtë që ka qenë gjithmonë. Gjatë gjithë jetës ka dashur të bëhet yll i muzikës pop. Është e mrekullueshme që po fiton aq shumë çmime”.

Fqinja 55-vjeçare, Ana Antunes, ka treguar se e kishte parë Duan duke u kthyer në apartamentin me 3 dhoma pas aktiviteteve të ndryshme.

Më tej, “The Sun” tregon për largimin e familjes së Duas nga Kosova në vitin 1992, si pasojë e shtypjes së popullatës shqiptare nga regjimi serb, si edhe për gjyshin e saj, Seit Lipa (që ka vdekur në vitin 1999), i cili ka qenë kreu i Institutit të Historisë, refuzimin e tij për t’i rishkruar librat e historisë dhe largimin nga puna.

“Ishte një periudhë shumë e frikshme. I mbyllën të gjitha shkollat dhe mediat. Secili akademik ishte shënjestër. Njerëzit zhdukeshin. Familja ishte në rrezik. Ata duhej të iknin”, citohet të ketë thënë kompozitori dhe miku i familjes, Florent Boshnjaku.

Dua Lipa lindi në vitin 1995, tre vite pasi prindërit e saj kërkuan azil në Mbretërinë e Bashkuar dhe u vendosën në kryeqytetin britanik.

Prindërit e saj punonin nëpër kafene dhe bare, ndërsa në mbrëmje, babai i saj shkonte në kurse biznesi, derisa nëna e këngëtares mësonte për udhëtime dhe turizëm.

Kur Dua ishte 11 vjeçe (2006) dhe lufta në Kosovë kishte kohë që kishte mbaruar, familja e saj u kthye në shtëpi.

Mirëpo, katër vite më pas (15 vjec), këngëtarja u kthye në Londër për të jetuar me një shoqe. Pa prindërit!

Krahas shkollës së mesme, në fundjavë ajo shkonte në një shkollë teatri.

“Akoma më kujtohet kur më tha se do të kthehej në Londër. Më tha se donte të shkojë në shkollë dhe të punonte si modele. Nuk besoja se mund të qëndronte më shumë se një muaj, ishte akoma një vajzë e vogël…”, ka treguar shoqja e saj, Zana.

Por, Dua ishte e përkushtuar, e talentuar dhe fokus kryesor e kishte muzikën. “Kur shkonim për pushime në Mal të Zi, këndonim me furçat e flokëve. Këndonte aq shumë, saqë më duhej t’i kërkoja të ndalej”, ka thënë më tej shoqja e saj.

FAMILJA E DUAS U KTHYE NË LONDËR NË VITIN 2012 DHE AJO U VENDOS ME TA NË BANESËN NË WEST HAMPSTEAD, E CILA ISHTE SHTËPIA E TYRE DERI NË MARS TË VITIT TË KALUAR. AJO DHE FAMILJA E SAJ TASH KANË NJË SHTËPI LUKSOZE NË KILBURN TË LONDRËS VERIORE.

Ishte viti 2015 kur një producent e kishte dëgjuar në YouTube versionin e Duas të këngës “Cocoa Butter Kisses” nga Chance The Rapper dhe më pas ajo nënshkroi për Warner Music Group.

Dy vite më pas u lansua albumi i saj i parë (“Dua Lipa”) dhe u përfshi në shumë top-lista me këngët e suksesshme, si “Be The One” dhe “New Rules” që u rendit e para. Në vitin e kaluar, ajo u kurorëzua si artistja britanike më e mirë solo dhe zbulimi i vitit në Brit Awards.

Hitet më të vonshme, “One Kiss” me Calvin Harris dhe “IDGAF” janë nominuar për këngën më të mirë britanike dhe videon më të mirë për ceremoninë e të mërkurës (20 shkurt).

Në vitin 2017, ajo kishte përfituar 2.3 milionë euro, për dallim nga viti 2015 kur kishte përfituar vetëm 12.570 euro.

Këngët që po shndërrohen në hite, dukja e zjarrtë dhe pamja emblemë prej një zeshkaneje, i kanë ndihmuar që krijojë një bazë të fuqishme të fansave, ndërkohë që është në lidhje me modelin dhe shefin e kuzhinës, 32-vjeçarin Isaac Carew.

“Jam shumë krenare për gjithçka që ka arritur pa ndryshuar aspak. Ndihem krenare që e quaj shoqja ime më e mirë”, ka shtuar Zana./MekuliPress/

Bukowski: Mbi skllavërimin e qenies nga puna

Charles Bukowski i shkruan shokut të tij John Martin mbi problemin ekzistencial të punës dhe në përgjithësi të të jetuarit. Letra jepet e plotë për lexuesin.

12 gusht 1986

“Përshëndetje John,

Faleminderit për letrën. Ndonjëherë nuk dhemb edhe aq shumë të kujtojmë se nga vijmë. Dhe ti e di vendin se nga vij unë. Edhe njerëzit që duan të shkruajnë apo të bëjnë filma mbi këtë, nuk e kuptojnë mirë. E quajnë “Nga ora 09:00 në 17:00”. Vetëm se kurrë nuk është nga nëntë me pesë. Në ato vende nuk ka orë për të ngrënë dhe, në fakt, në rast se do ta ruash punën tënde, nuk del fare për të ngrënë. Pastaj janë orët shtesë, por orët shtesë kurrë nuk regjistrohen siç duhet në libra, dhe në rast se ankohesh për këtë ka truthatë të tjerë që marrin vendin tënd.

Ti e njeh shprehjen time të vjetër: “Skllavëria nuk u shfuqizua kurrë, vetëm u zgjerua që të përfshinte të gjitha ngjyrat”.

Çfarë dhemb është dehumanizimi i njerëzve në përpjekje për të ruajtur vendin e punës, sepse… e di, është tjetri gati. Ata kthehen në trupa të mbushur me frikë. Sytë e tyre e humbasin shkëlqimin dhe ata thjesht shëmtohen, tërësisht. Si i ri nuk e besoja se njerëzit do të bënin kompromise të tilla. Edhe si i moshuar ende nuk e besoj. Pse duhet t’i bëjnë? Për seks, makinë, për të paguar faturat apo për fëmijët? Për të njëjtët fëmijë që kur të rriten do të bëjnë të njëjtën gjë.

Që gjithmonë, kur isha i ri fare dhe kërceja nga puna në punë, isha mjaftueshëm naiv sa që i thoja ndonjëherë të barabartëve të mi: “Eh! Shefi mund të vijë në cilin do moment të na pushojë nga puna, nuk e kuptoni?”.

Ata e vetmja gjë që bënin ishte të më shikonin. Po i ofroja diçka që ata nuk donin ta fusnin fare në mendjen e tyre.

Tani, në industri, ka shumë pushime nga puna (fabrika çeliku të vdekura, ndryshime teknike dhe situata të tjera në punë). Pushimi nga puna prek qindra mijëra dhe fytyrat e tyre shpresin habi:

“Kam punuar këtu 35 vite…”.

“Nuk është e drejtë…”.

“Nuk di çfarë të bëj…”.

Skllevërit kurrë nuk paguhen mjaftueshëm sa të çlirohen, por aq sa është e nevojshme që të mbijetojnë dhe të rikthehen në punë. Unë mund ta shihja. Pse ata jo? Kuptova se stoli i parkut ishte po aq i mirë, se të punoje në bar ishte po aq e mirë. Pse mos të isha këtu përpara se të shkoja atje? Pse duhet të prisja?

Shkrova me neveri kundër të gjitha atyre. Qe një çlirim të nxirrja nga sistemi im gjithë atë mut. Dhe tani jam këtu: “një shkrimtar profesionist”. Kaluar 50 vitet e para, kam zbuluar se ka neveri të tjera përtej sistemit.

Kujtoj që një herë, kur punoja si paketues në një kompani artikujsh ndiçimi, një prej kolegëve të mi më tha befas: “Kurrë nuk do jem i lirë!”.

Një prej shefave ecte aty rrotull (emri i tij ishte Morrie) dhe lëshoi një gajasje të shijshme, duke iu gëzuar faktit se ai individ ishte zënë në kurth nga jeta.

Kështu që, fati që, më në fund, dola nga ato vende, pa m’u bërë vonë se sa kohë me mori, më ka dhënë një lloj lumturie, lumturinë e gëzueshme të mrekullisë. Shkruaj tani me një mendje të vjetër dhe me një trup të vjetër, shumë kohë më mbrapa se ç’do besonte të vazhdonte në këtë punë shumica, por duke qenë se fillova kaq vonë, i detyrohem vetes të jem këmbëngulës, dhe kur fjalët të fillojnë të më dështojnë dhe do të më duhet ndihmë për të ngjitur shkallët dhe nuk do mund të dalloj pllakat nga hapësirat ndarëse, ende do të ndjej diçka që brenda meje do të më kujtojë (pa pasur rëndësi se sa larg do kem shkuar) se si arrita në mes të vrasjes dhe pështjellimit dhe dënimit drejt, të paktën, një vdekjeje bujare.

Mos ta kem çuar tërësisht dëm jetën duket një arritje, të paktën për mua.

Miku yt,

Hank”

Kriza e indentitetit tek të rinjt!

Shkruan: Jehona Berisha

Dinamika, apo siç parapëlqej ta quaj, sindroma tekonologjike, mëtohet se kudo ka krijuar frymë më pak asociale, e kur t’i shtojmë këtu edhe gërshetimin e tradicionales me kushtet e reja të jetesës, problemet ekonomike e politike, pra, të gjitha bashkë kanë prodhuar tek të rinjt një aversion, një koncept negativ për rrethanat dhe persektivën e tyre. Si pasojë qëllimi bjerret, e ai shpie në kriza të reja të vetvetes.

Një pjesë e madhe e të rinjve, në këso situatash, ose kërkon rrugë dytësore, të përkohshme, ose rrugë të përhershme të pavullnetshme për të ‘shpëtuar vetveten’. Politika tona  të gabuara  i kanë kontribuar këtij deekuilibri, si përmes sistemi arsimor ashtu edhe përmes politikave ekonomike, ku në fazën e tranzicionit nuk i është kushtuar vëmendje pasojave të mëvonshme dhe afatgjata që mund të prodhojë veçmas sistemi arsimor i dobët.

Të rinjt janë gjithnjë në kërkim të ndryshimeve, të pavarësisë, të përshtatjes së vetvetes me trendet e reja.

“Nga pikëpamja psikologjike është e qartë se të rinjt vazhdimisht janë në kërkim të identitetit të tyre, për ç’arsye vlerësojnë  shumë të rëndësishme çështjen e perspketivës së tyre si pjesë të identitetit profesional” dhe se në “Në rrethana kur ata vetëdijësohen për perspektivën e zymtë të punësimit dhe karrierës përshkohen nga valët e stresit, që vazhdimisht trondit imazhin e tyre për veten dhe aftësitë personale”.*

‘’Arsimi ndërton kapitalin njerëzor, që përkthehet në rritje ekonomike. Nëse përmirësimet janë më të shpejta, me shumë gjasë, vendet që ndërtojnë një sistem arsimor produktiv kanë më shumë shanse të përmirësojnë nivelin e tyre të jetesës, të ulin varfërinë dhe të ndërtojnë një sistem demokratik qeverisës”, shkruante Tirana Observer vitin e kaluar, duke folur rreth Raportit të Bankës Botërore.

“Sipas vlerësimit të Bankës Botërore në Shqipëri, më shumë se gjysma e studentëve nuk arritën aftësitë minimale në lexim dhe matematikë në testin PISA. Hendeku i aftësive është identifikuar si një problem veçanërisht i rëndë në rajon. Banka thotë se shkollimi zvogëlon shumicën e llojeve të krimit të kryera nga të rriturit, si dhe nivelin e krimeve në adoleshencë si dhe  një krizë mësimi është edhe një krizë morale vlerëson BB. Edukimi shëron një mori sëmundjesh shoqërore. Për individët, ajo promovon punësimin, të ardhurat, shëndetin dhe zvogëlimin e varfërisë. Për shoqëritë, ajo nxit inovacionin, forcon institucionet dhe nxit kohezionin social. Por këto përfitime varen kryesisht në mësim. Shkollimi pa të mësuarit është një mundësi e humbur” thuhet më tutje në këtë artikull.

Para disa vitesh pati përpjekje për ikje masive të kosovarëve në vendet e perëndimit, një dukuri e cila mori vëmendjen edhe të mediave botërore. U tha se shkak i gjithë kësaj ishte akumulimi i pakënaqësive dhe problemeve politike në vend, e veçmas mungesa e punësimit dhe e perspektivës së të rinjve, të cilët përmes rrugëve ilegale kërkonin të migronin jashtë vendit, për një të ardhme më të mirë të tyre.

Mungesën e një vendi pune pas mbarimit të shkollimit, pamundësisë për të ushtruar profesionin, është njëri nga shkaktërët e prodhimit të krizës identitare. Pofesor Dr. Lulzim Murtezani, në librin e tij “Identiteti kulturor i të rinjve dhe modelet e identifikimit’’,  e koncepton si konfuzion identiteti.

Por, të kuptojmë në radhë të parë se çështë ideniteti. ‘Çështja e identitetit të individit ngjason me atë që është themelore në personalitetin e tij si qenie sociale”*.

Pra kur kihet parasysh vijimësia e të menduarit dhe e sjelljes, botëkuptimi për një klimë ‘armiqësore’ dhe përpjekja për të ikur nga vetvetja, nga idetë, nga dëshirat dhe vullneti, pra, mospërmbushja e vetvetes, shpie drejt konceptit të krizës identitare.

Sot më të madhe flitet për problemet në arsim, ose dijen që prodhohet në universitetet tona, flitet si për të papunët, ashtu edhe për njerëz në institucione apo shërbyes civilë që nuk janë në gjendje të kryejn  detyrat e tyre si duhet, për shkak se shumica nuk ushtrojnë profesionin për të cilin janë kualifikuar,  duke përfunduar në ndonjë profesion që as nuk duan por as nuk mund ta kryejn.

Por, të më lejohet që duke hyrë më në thellësi të këtij problemi, të perpiqemi të hyjmë në gjenezën e këtij deekuilibri, natyrisht duke mos përjashtuar edhe shkaqet ekonomike dhe politike, si një nga faktorët e shumtë.

Karshi trendeve të reja, jo vetëm të rinjt por edhe familjet kanë pësuar ‘tronditje’’, për shkak të ndryshimeve sistematike dhe drastike, veçmas në shoqërinë tonë,  sepse  trendet që kanë nisur në vendet me një traditë më të zhvilluar si, ekonomike e arsimore, në një shoqëri më stabile në të gjitha aspektet, shoqëria jonë është dashur që njëherësh dhe shumë shpejt t’i përshtatet këtyre trendeve, e cila ka krijuar një klimë të quajtur ‘dinamike”.

Në këtë klimë, ose në këtë trend ne na duhet t’i rrisim fëmijët, të kultivojmë kulturën e prindërimit, kulturën familjare, e mbi të gjitha ta përshtatim vetveten me këto trende, madje të krijojmë kushte për të rinjt që ata të ndihen vetvetja, të vlersojnë dhe të vlerësohen, e në fund të fundit të shohin dritë në fund të tunelit për veten e tyre.

“Vetëdijësimi për atë kush jemi, çka synojmë në jetë, se a jemi të ngjashëm me të tjerët dhe njëherit deri në ç’farë mase ndryshojmë, përbën të vetëdijesuarit për veten tonë” dhe se ‘një vajzë/ djalë që në mungesë të përvojës dhe sistemit nervor të brishtë, rrezikon të formojë një identitet konfuz, në qoftëse rrethanat familjare dhe më gjerë janë të disfavorshme për të’*.

*Citatet janë marrë nga libri ‘Identiteti kulturor i të rinjve dhe modelet e identifikimit’, të Prof. Dr. Lulzim Murtezanit

E pabesueshme: Këto janë sëmundjet që mund të shërojë qepa

E tregtuar nga egjiptianët që 3500 vjet para lindjes së Krishtit, qepa ka simbolizuar përjetësinë për shkak të formës së saj rrethore.

Qepët janë të pasura me përbërës sulfurik, që i japin asaj aromën e fortë si dhe shkaktojnë lotim të syve.

Studimet sugjerojnë se qepët mund të ulin tensionin e gjakut, të ulin rrezikun e zhvillimit të atakut në zemër, madje të ofrojnë mbrojtje edhe kundër kancerit (ndoshta për shkak të prezencës së fitokimikateve dhe flavonoidit kurcetinë).

Një qepë e madhe ka vetëm 63 kalori, përmban më shumë se 1 kupë ujë dhe siguron më shumë se 20% të dozës së vitaminës C që ju nevojitet çdo ditë. Ajo ndihmon në:

Rënien e flokëve

Studime të kahershme kanë treguar se aplikimi i lëngut të qepës në skalp për 8 javë mund të parandalojë rënien e flokëve tek njerëzit që vuajnë nga alopecia armata (gjendje shëndetësore që shkakton rënie të flokëve).

Diabeti

Studime të kahershme kanë treguar se konsumi i 20 gramë qepë, ndërkohë që mbajnë dhe dietë, ul nivelet e sheqerit në gjak tek personat që vuajnë nga diabeti pas 8 javësh trajtim.

Tensioni i lartë i gjakut

Studimet kanë treguar se marrja e një ekstrakti të qepër për 6 javë ul në mënyrë të konsiderueshme tensionin sistolik të gjakut tek njerëzit që vuajnë nga hipertensioni. Studime të kahershme kanë sugjeruar gjithashtu se marrja e një produkti që përmban qepë dhe përbërës të tjerë për një javë ndihmon në uljen e tensionit sistolik të gjakut.

Obeziteti

Studime të kahershme kanë sugjeruar se përdorimi i një ekstrakti të lëvozhgës së qepës për 12 javë ndihmon në rënien në peshë tek njerëzit që janë obezë ose mbipeshë.

Këto janë edhe disa sëmundje tjera që qepa ndihmon në shërimin e tyre.

Astma

Bronkiti

Dhimbje në stomak

Temperaturë

Ftohje

Kollë

Inflamacion në gojë dhe fyt

Mungesë oreksi

Parandalimi i sforcimit të arterieve (arteroskleroza)

Wenger e komenton kalimin e Ramseyt te Juventus


Aaron Ramsey arriti marrëveshje me Juventusin në këtë muaj si lojtar i lirë nga Arsenali, gjersa do t’i bashkohet skuadrës me të përfunduar ky sezon.

Arsene Wenger e ka quajtur kalimin e uellsianit te ‘Zonja e Vjetër’, si një veprim i mirë.

“Është një lëvizje e mrekullueshme, pasi që ai është një lojtar fantastik”, tha francezi.

“Juventus do të përfitojë shumë nga aftësitë e tij, pasi Ramsey është një lojtar i kompletuar.

“Natyrisht, ai është një humbje e madhe për Arsenalit, por që te Juventusi do të ketë shumë shanse të mira për të fituar trofe.”, ka shtuar më tej Wenger. 

Rama: Luli po luan blofin, do bëjnë deri në fund sikur s’do hyjnë në zgjedhje


Ky është njëri ndër mesazhet që kryeministri u ka dhënë socialistëve dhe ministrave të tij në mbledhjen me dyer të mbyllura.

Sipas Ramës opozita dukshëm do të vijojë me një “çadër” në një tjetër formë, duke tentuar që të paraqesë rrezikun e mosfutjes në zgjedhjet lokale.

Kryeministri është shprehur se opozita do të bëjë deri në minutën e fundit sikur nuk do të hyjë në zgjedhje, por në fund të ditës do ta kapërdijë atë që do të bëjë, raportojnë mediet shqiptare.

“Opozita dështoi me sukses te plote ne orvatjen e saj të dëshpëruar dhe tani premton djegie mandatesh. Nëse djegia e mandateve nuk është një tjetër ballo me maska e Lulzim Bashes, pra një çadër ne forme bojkoti para zgjedhjeve te qershorit, do te jete sidoqoftë e vështirë te realizohet konsensusi mes tyre. Dhe Lulzimi e di këtë, por luan blofin. Sidoqoftë ne do te ecim drejt, duke dëgjuar njerëzit, duke e përmirësuar çdo dite qeverisjen, duke u organizuar me mire se asnjëherë për zgjedhjet vendore. Hyjnë nuk hyjnë ata ne zgjedhje, (qe unë them qe do hyjnë pasi te bëjnë sikur nuk hyjnë deri ne minutën e fundit), ne duhet te fitojmë jo thjesht votat e shumicës, po zemrat e besimin e edhe me shume qytetareve se sa herën e shkuar”, ka thënë kryeministri para socialistëve.

Lajmet e fundit