Vdekja e aktori të mirënjohur Adem Mikullovcit ka bërë që të reagojnë prej krerëve të institucioneve, të partive, nga komuniteti artistik e deri te qyterarët.

Po Çun Lajçit, i kanë penguar reagimet e të parëve të vendit, që kanë dërguar telegram ngushëllimi për familjen Mikullovci, pasi që, sipas Lajçit, të njëjtëve nuk iu ka interesuar se si kishte jetuar Mikullovci, me një pension mjeran.

Më poshtë ju sjellim reagimin e plotë të Lajçit.

Ju pëlqen!

Adem

R.I. P

Ia nisen telegram-ngushëllimet

Sa shumë t’paskan pasë dashtë t’parët e vendit, as vet s’e paskan pasë ditë!

Tash e kuptuen se ti paske qenë i madhi i skenës, por hallet e milionave, s’i paskan pasë lanë me dalë deri n’Berrnicë me pa se si po jeton me pensionin mjeran!

Unë jam ba kopil

Edhe ma shumë se kaqë: Stërkopil

Bastardi i bastardëve

Dhe ua kam ndalua me i fëlliq letrat tue i çua grues e djalit telegram ngushëllimi, t’pakten edhe nji vit, këtyne që janë tue sundua vetvetën!

Se po shpresoj se e thejnë qafën mbas nji viti!

Ata tjerët le t’shkruejnë çka të duan, u falet atyne, se edhe ashtu nuk do t’dinë kush jam e cili isha!?

A po e sheh, se Mahmutovitet s’po t’i la me vdekë!?

Pusho tash mbas telegramit t’Hashes,Dulles, Rambos, Fatit, e ma s’shumti t’Kadrisë, se ate edhe ashtu s’e merrshe vesh n’Parlament!

M’fal, por arti yt e donte ket!

Çuni.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.