Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pëcjellë sot prononcimin e parë serioz për krizën politike në vend. Duke folur nga Pogradeci Meta deklaroi se Parlamenti aktual është jokushtetues: 

Duhet ta theksoj se kriza kushtetuese dhe institucionale nuk është e re. Dhe arsyet dhe argumentet besoj se i kam dhënë edhe më parë pse jemi në një situatë të tillë, ku jo vetëm prej kohës nuk kemi Gjykatë Kushtetuese dhe jo vetëm sistemi gjyqësor është i paralizuar, por janë minuar përpjekjet, apo qoftë edhe iniciativat, interesimi i veçantë i Presidentit për të parandaluar krijimin e kësaj krize nga aktorë të caktuar. Pra, kemi një krizë që në vlerësimin tim është e qëllimshme dhe që ka rrezikuar seriozisht rendin kushtetues në Republikën e Shqipërisë dhe po kështu, jo vetëm garancitë demokratike, por edhe të drejtat e qytetarëve e grupeve të caktuara të interesit.


Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Akti i opozitës për djegjen e mandateve ka qenë i papranueshëm për mua  si President i Republikës.
Djegia e mandateve nga opozita shqiptare ka sjellë një krizë të rëndë përfaqësimi në institucionin themelor të Republikës, në Kuvendin e Shqipërisë. 
Në vlerësimin tim, sot Kuvendi i Shqipërisë, ka 82 deputetë të ligjshëm, ku përfshihen edhe ata 3 deputetë të opozitës që nuk pranuan të djegin mandatin.
Çdo numër tjetër në Kuvendin e Shqipërisë, ka probleme serioze, thellon krizën e përfaqësimit dhe është i konstestueshëm, në planin ligor, politik, moral e kushtetutes.
Sot në Shqipëri, mund të gjenden të paktën mbi 1 milion shqiptarë Pro-Europianë, që kanë moshën dhe mund të plotësojnë formularin e deklriminalizimit, të cilët “mund të ndihmojnë” në miratimin e ligjeve, apo reformave të ndryshme.
Por, kriza e thellë e përfaqësimit nuk mund të zgjidhet, as me dhunë, as me metoda policore, dhe as me mjete financiare, por vetëm me dialog politik, për të rivendosur legjitimetin e përfaqësimit në Kuvendin e Shqipërisë

Po kështu Presidenti shprehu gatishmërnë për të dorëzuar mandatin e tij në funksion të zgjidhjes së krizës. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress