Një grup misteresh e bëjnë jetën tonë të përditshme jo plotësisht të qartë, ndërsa disa pyetje nuk kanë mundur të marrin përgjigje pavarësisht se sa mijëvjeçarë, shekuj e dekada kanë kaluar…

Filozofia mund të eksplorojë më tej problemet që shkenca nuk mundet. Filozofët prej shekujsh kanë spekuluar mbi disa probleme njerëzore duke na bërë të pyesim veten se si ka mundësi që nuk e kemi zgjidhur ende një dilemë apo një mister. Ja cilat janë pyetjet që edhe sot nuk kanë marrë një përgjigje nga njeriu.

1 Përse ekziston diçka në vend të asgjëje?

Ju pëlqen!

Prania jonë në univers është diçka shumë e çuditshme për t’u thënë me fjalë. Përditshmëria na bën ta marrim ekzistencën tonë për të mirëqenë, por me raste ne hyjmë në një gjendje të vetëdijes dhe pyesim “Përse janë këto gjëra në univers dhe përse qeveriset pikërisht nga këto ligje? Përse ekzistojmë ne të gjithë?”

Asnjë fakt fizik nuk mund të shpjegojë përse kemi këto ligje në vend të ligjeve të tjera. Duke vëzhguar universin, filozofët shpesh pyesin përse ndodh kjo gjë në vend të diçkaje tjetër dhe përse ne të gjithë ekzistojmë në vend të asgjësë që na rrethon.

2 A është universi ynë i vërtetë?

Kjo është një pyetje klasike. Nga ta dimë se ato që na rrethojnë janë të vërteta dhe se ne nuk jemi përfshirë në iluzionin e sjellë te ne nga një forcë e padukshme. Pyetja i ka çuar studiuesit në analizimin e trurit dhe kërkimin e pjesëve që mund të stimulojnë.

Një tjetër pyetje më e thellë është nëse universi i stimuluar është i përfshirë gjithashtu në një stimulim, një lloj superkompjuteri. Mbi të gjitha ne mund të mos jemi ata që mendojmë. Pyetje të tilla e bëjnë njeriun të duket shumë injorant përpara kaq shumë të panjohurave.

3 A kemi vullnet të lirë?
thjeshtë. Jeta është e komplikuar dhe askush nuk mund të vendosë se ç’është e drejta dhe e gabuara. Për shkak se interesat i bëjnë njerëzit të shpjegojnë sjelljen e tyre sipas çastit dhe duke parë të mirën e përveçme, krahasuar me atë të përgjithshme, nuk mund të thuhet se dihet me saktësi se cila është e mira dhe cila është e keqja në disa raste.

8 Çfarë janë numrat?

Ne të gjithë i përdorim numrat, por ne nuk e dimë me saktësi se çfarë janë ato, pavarësisht se janë shumë të vyer për të shpjeguar universin dhe për të rregulluar jetën tonë të përditshme. Strukturat matematikore janë thelbësore për të zgjidhur shumicën e problemeve njerëzore./filozofia.al

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!