Kafeina ëhtë gjëja e parë që të vjen në mendje kur përmend kafen. Por ajo përmban gjithashtu antioksidantë dhe substanca të tjera aktive që mund të reduktojnë inflamacionet e brendshme dhe të mbrojnë nga sëmundjet.

Por cilat janë disa efekte kryesore pozitive të të pirit kafe?

  • Ju mund të jetoni më gjatë.

Studime të kohëve të fundit kanë zbuluar se konsumuesit e kafes kanë më pak gjasa të vdesin nga disa nga shkaqet kryesore të vdekjeve në gra: sëmundjet koronare të zemrës, goditjeve në tru, diabeti dhe sëmundjet e veshkave.

  • Trupi juaj mund ta përpunojë glukozën(apo sheqerin) më mirë.
Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Kjo është teoria pas studimeve që nxorën që njerëzit që pijnë më shumë kafe kanë më pak gjasa të preken nga tipi 2 i diabetit.

  • Ka më pak mundësi që të zhvilloni insufiçiencë kardiake.

Pirja e një deri në dy filxhana kafeje në ditë mund të ndihmojnë të ruheni nga insufiçienca kardiake, kur një zemër e dobësuar ka vështirësi të pompojë mjaftueshëm gjak për trupin.

  • Ka më pak mundësi të prekeni nga sëmundja e Parkinsonit.

Kafeina jo vetëm që lidhet me një shans më të ulët për të zhvilluar sëmundjen e Parkinsonit por mund të ndihmojë gjithashtu ata persona që janë të prekur që të kontrollojnë më mirë lëvizjet e tyre.

  • Mëlçia juaj do ju falenderojë.

Si kafja e dekafeinuar dhe ajo e zakonshmja duken të kenë efekt pozitiv për mëlçinë tuaj. Studimet tregojnë se konsumuesit e kafesë kanë më shumë mundësi ti kenë nivelet e enzimave të mëlçisë në një shkallë më të shëndetshmë se sa ata që nuk konsumojnë kafe.

  • ADN juaj do të jetë më e fortë.

Kafeja e pjekur e errët ul thyerjet e fijeve të AND, që ndodhin në mënyrë rë natyrshme por që mund të çojë në zhvillimin e kancereve apo tumoreve nëse nuk riparohet nga qelizat.

  • Gjasat për tu prekur nga kanceri i kolonit do të ulen shumë.

Një në 23 gra zhvillojnë kancer të kolonit. Por studiuesit kanë zbuluar se konsumuesit e kafesë kishin 26 % më pak gjasa që kjo të ndodhte.

  • Mund të ulni riskun tuaj për tu prekur nga sëmundja e Alzheimerit.

Pothuajse dy të tretat e amerikanëve që jetojnë me Alzheimer janë gra. Por kafeina në dy filxhana kafeje mund të sigurojë një mbrojtje të rëndësishme kundër zhvillimit të kësaj sëmundjeje. Në fakt, studiuesit kanë zbuluar se gratë e moshës 65 vjeç dhe më shumë që pijnë dy deri në tre filxhanë kafeje në ditë kishin më pak gjasa të zhvillonin demencë në përgjithësi.

Por pavarësisht këtyre përfitimeve shëndetësore që sjell konsumimi i kafesë duhet të tregoni shumë kujdes me sasinë që konsumoni dhe most a merrni atë në sasi të tepërt. Konsumimi i tepërt i kafesë mund të shkaktojë:

  • Rrahje të shpejta të zemrës
  • Tension të rritut të gjakut
  • Ankth
  • Vështirësi për të fjetur
Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...