Pak histori: Më 12 shkurt 1945,në Prizren, në kryeqytetin e atëhershëm të Krahinës Autonome Socialiste të Kosovës, doli numri nr. 1 i gazetës në gjuhën shqipe RILINDJA! Sipas dëshmive historike të asaj kohe, emrin ia dha poeti dhe intelektuali i njohur Esat Mekuli…U tha se ky emër kishte simbolikën e vet, e mbështetur në Rilindjen Kombëtare! Kryeredaktor i saj i parë ishte intelektuali nga Gjakova, Xheladin Hana…

“Rilindja” eci atë rrugë që kaloi edhe Kosova e populli i saj, duke qenë kronikë aq sa i kishte mundësitë reale, të shndërrohej në kronikë e kohës dhe ngjarjeve nëpër të cilat kaloi ky vend…

U ndalua me dhunë nga sistemi okupues i Serbisë në vitet e 90-ta, kurse nga fillimviti 2004 nuk doli më deri në ditët e sotme, për shkaqe asnjëherë të sqaruara dhe bindëse…

Ju pëlqen!

I mbetet historisë që ta vlerësojë rolin e gazetës në gjuhën shqipe “Rilindja”!/Esad Dujaka/

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.