76 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës. nga spitali kanë treguar se 68 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, ndërsa 15 janë në gjendje më të rëndë.

Po ashtu nga spitali kanë treguar se 2 pacientë janë shëruar nga virusi korona.

“Aktualisht po trajtohen 76 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 68 pacientë janë në oksigjeno-terapi ndërsa nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 2 pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Ju pëlqen!

Gjatë 24 orëve në Spitalin e Pejës 187 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta, 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën me 1 Euro!