Sot media të ndryshme kanë interpretuar zhvillimet e fundit përmes optikës së një manovre të kryeministrit përmes së cilës ai ka nxjerrë bllof synimet e presidentit Ilir Meta për paqe me shumicën. Në themel qëndron reforma në drejtësi dhe opsionet e deformimit apo frenimit të saj dhe këtu Rama, sipas këtyre interepretimeve, i ka qëndruar angazhimit të vet për vazhdimin e saj. Kjo është politikë proamerikane.

Ka një aradhë gazetarësh që insistojnë te pagabueshmëria(relative) e Ramës në kësi lëvizjesh ndonëse në një mënyrë apo në një tjetër thuajse të gjithë pranojnë se kryeministri nuk është promotor i reformës, por një lloj qeni roje i saj. Përpjekja për ta shndërruar këtë profil ndoshta profesional në një lloj testementi të drejtësisë nuk ka të ndalur.

E megjithatë reforma në drejtësi përcolli tre ambasadorë të ShBA, tre të BE-së, dy presidentë amerikanë dhe nuk po shkul dot nga vendi një Ilir Meta e një Sali Berisha. Po zëmë në gojësh këta pasi këta të dy janë diversantët e preferuar të reformatorëve të së majtës.

Ju pëlqen!

Megjithë këtë zgjuarësi dhe aftësi të z. Rama lind pyetja: pse nuk po përmbyllet reforma në drejtësi? Tani opozita nuk është as në Parlament, as në pushtet vendor dhe madje as në refenenë e të huajve. Ky është një mister të cilin patjetër që e shpjegon vetëm një politikë e sofistikuar si kjo e z. Rama të cilën vetë na shpjegojnë pa e sqaruar, por pa u lodhur, prej 7 vjetësh.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!