Është e shkëlqyer të jesh i zgjuar, por inteligjenca në disa raste bëhet e vështirë për tu shfaqur. Në disa raste opinioni i njerëzve për nivelin e zgjuarsisë tuaj është po aq e rëndësishme se sa në të vërtetë jeni.

Siç duket, inteligjenca shpjegon vetëm 20% e suksesit tuaj në jetë: 80% i mbetur më së shumti varet nga inteligjenca emocionale. Është pikërisht kjo aftësi, tek njerëzit që e zotërojnë në nivele të larta, që i siguron atyre të ardhura më të kënaqshme në një vend pune.

Ju mund të mos jeni në gjendje të ndryshoni gjenetikën tuaj, por më poshtë janë disa strategji të provuara që mund t’ju ndihmojnë të shfaqeni më të zgjuar seç përshtypja e parë mund t’ju lejojë. Disa nga këto mund të duken bazike, por kërkimet tregojnë se bëjnë një diferencë shumë të madhe.

  1. Anashkalojeni pijen alkoolike

Një studim i Universitetit të Miçiganit dhe Pensilvanisë zbuluan se thjesht të parit dikë që mban një pije alkoolike në dorë është mjaftueshëm për t’i bërë ata të duken më pak inteligjentë seç janë. Për shembull nëse gjatë një darke që mund të kryeni intervistë pune porosisni verë për tu dukur më inteligjentë dhe të komunikueshëm, mos e bëni, pasi kjo do të dëmtojë reputacionin tuaj në sytë e sipërmarrësit.

  1. Përdorni inicialin e emrit tuaj të mesëm

Xhon F. Kenedi, Franklin D. Roosevelt. Nëse shihni këto shembuj bëhet qartësisht e dukshme pse njerëzit që hyjnë në histori përdorin inicialin e emrit tyre të mesëm. Jo vetëm që përdorimi i tij rrit pritshmëritë e statusit tuaj social, por gjithashtu rrit edhe pritshmëritë në kapacitetin e inteligjencës tuaj dhe performancës.

  1. Besoni tek vetja juaj

Asgjë nuk e projekton inteligjencën më mirë se sa vetëbesimi. Kur ju besoni tek vetja juaj, studimet tregojnë se përmirësohet edhe performanca juaj konjiktive. Dyshimi tek vetja nga krahu tjetër e ul tërësisht performancën tuaj.

  1. Qëndro i thjeshtë

Nëse jeni vërtet të zgjuar, nuk duhet të përdorni fjalë shumë të mëdha për ta shfaqur atë. Inteligjenca e vërtetë flet vetë, prandaj mos u përpiqni të tregoni fjalorin tuaj të pasur. Për më tepër, duke përdorur fjalë ekstravagante  ka mundësi që edhe të gaboni në përdorimin e tyre, gjë e cila ju bën shumë më pak inteligjent në sytë e tjerëve, prandaj mos shihni më fjalorin për përqendrohuni ta bëni efektiv komunikimin tuaj.

  1. Flisni në mënyrë sa më shprehëse

Eksperti i komunikimit Leonard Mlodinow tregon rastin se si në dy njerëz që thonë të njëjtën gjë, ai i cili e rrëfen atë në mënyrë më ekspresive shihet si më i zgjuar. Eksperti këshillon se nëse doni të dukeni më inteligjent rregulloni tregimet dhe fjalimet tuaja duke ndryshuar tonalitetin, volumin, shpejtësinë dhe energjinë në mënyrën si i thoni.

  1. Shihini njerëzit në sy

Ne e dimë që kjo është diçka që duhet bërë si formë mirësjellje, por kjo lëvizje ju bën gjithashtu të dukeni edhe më të zgjuar. Në një studim të mbajtur në Universitetin Loyola, pjesëmarrësit të cilët ia arritën të bënin kontakt me sytë morën pikë shumë më të larta në mënyrën se si perceptohet inteligjenca e tyre.

  1. Vishuni sikur të jeni të suksesshëm

Kjo nuk duhet të jetë surprizuese në këtë listë. Studime të shumta tregojnë se mënyra se si visheni ndikon tek mënyra si ju shohin të tjerët. Të veshurit mirë ju bën të dukeni më inteligjent, dhe të treguarit sa më shumë pjesë nga trupi juaj, sjell efektin e kundërt. Kjo pasi tërheq vëmendjen e njerëzve më shumë tek trupi juaj se sa tek mendja./Scan/