Joey Watts ështe vetëm 6 vjeç dhe prej disa javësh i duhet të kalojë ditët mes dhomës së tij, dhe asaj të ‘’Leeds Children’s Hospital’, ku i është nënshtruar së fundmi një ndërhyrjeje për ngushtimin e valvulës së aortës.

Vogëlushi britanik u diagnostikua me stenozë të aortës që ku ishte 14 javësh, një sëmundje e cila sipas specialistëve zhvillohet që në mitër, që sjell probleme me qarkullimin e gjakut të pastër në zemër. Operacioni i Joey-t zgjati plot 8 orë dhe ndoshta kujtimi i vetëm që do i mbesë prej tij është shenja 16 centimetra, që ka në kraharor. 

I gjendur përballë trishtimit dhe turpit të të birit, Martin Watts vendosi të bënte tatuazh këtë shenjë në po të njëjtin vend, duke i treguar se është dhe do të jetë gjithmonë në krahun e tij.

‘’Nuk është aspak e lehtë për Joey-n të dalë para shokëve me shenjën në kraharor. Ka frikë se mos shokët e vënë në lojë, tallen me të dhe nuk e përfshijnë në lojërat e aktivitetet e tyre. Javët e fundit ai ishte izoluar në dhomë dhe nuk donte që askush ta shihte. Besoj se im bir është një luftëtar i vërtetë, një hero i cili meriton të jetë i lumtur dhe jo i përbuzur. Jam dhe do të jem gjithmonë këtu për të, dhe besoj se ky tatuazh do e ndihmojë të mos ndihet vetëm ose i diskriminuar.-thotë Martin, 40 vjeç.

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]