6 Tetori, emancipimi do të na trondisë

Elvis Hoxha

Dy janë mënyrat që kundërvihen në perspektivën e shtetformimeve shqiptarë. Një është ajo që i kundërshton këta shteformime. Kjo mënyrë mund të quhet thjesht ‘bashkimi me të keqen’.

Më së pari e kemi parë në korruptimin e rëndë të PDK-së, në thjeshtimin e PDK-së në dy figurat e saj, Thaçin, me marifetet e tij me gjeopolitikën antishqiptare, dhe Veselin, me marifetet e tij me Shikun, në situatën politike kombëtare. Këta janë poli i së keqes. Janë njerëz për të cilët politika ka dinjitetin e marifetit dhe asgjë më tepër.

Së dyti e kemi parë në rendjen e LDK-së për me e mbajt PDK-në në pushtet dhe duke e shpënë Thaçin në pozicionin e tij të fundit, president.

Së treti e pamë se si këtë mision e mori përsipër AAK-ja dhe Nisma. Poli i së keqes qëndron më këmbë sepse përqëndrohet te njerëz të caktuar që kanë zënë pozicionet kyçe të pushtetit. Tani është përpjekja e fundit.

As mos të flasim për parti të vogla si AKR dhe PSD. Në koherencën e strategjisë së tyre të mjerë ato po i bashkohen njëra Nismës e tjetra AAK-së. Burimet e së keqes janë ca njerëz dhe disa qarqe. Njerëz që luajnë rolin e satelitit dhe mercenarit ka mjaft.

Gjatë tërë kësaj kohe Lëvizja Vetëvendosje! u ngjiz në anonimitetin e popullit. Le të kujtohemi se kush e mbështeti më shumë Albin Kurtin kur një grusht njerëzish të LV-së, ata që ishin dhe në pozita të fuqishme, tradhtuan kauzën dhe u bashkuan me Kadri Veselin. Albin Kurtin e mbështetën aktivistët e thjeshtë. Ka shumë korruptues e kriminel në një vend ku nuk është ushtruar as shpresa e as besimi, as krijimtaria e as dinjiteti. Njerëzit mbijetojnë, ndërsa qeveritë jetojnë mbi.

Ka ardhur koha që kjo ndarje mes ca njerëzve që shkatërojnë mundësinë tonë, dhe popullit, i cili është vetë mundësia, të zhbëhet. Në këtë perspektivë qëndronte letra e hapur e Albin Kurtit drejtuar Isa Mustafës. Kjo letër bënte vetëm një ftesë: mos e hidh elektoratin tënd, anëtarin dhe aktivistin tënd, në duart e korruptimit të përgjithshëm të pushtetit. Kjo letër mori përgjigjen që dihet, një përgjigje të cekët, të squllët dhe mohuese. Krerët e LDK-së kërkojnë ta mbajnë ende votuesin e tyre në paqartësi, duke luajtur me lojalitetin e tij.

Dy udhët janë pra të qarta: ose do të ndërtojmë pushtet të dhunës, ose do të themelojmë shtet të mundësisë. Përballë janë pra partitë dhe Lëvizja. Të gjithë jemi dëshmitarë se i vetmi subjekt që rritet është Lëvizja. Tërë subjektet e tjerë po bien deri në masën maksimale të korruptimit tëtyre të mundshme. Masa e njerëzve të kapur në qeverisjet e tyre, ai është pushteti i tyre. Dhe, duke qenë se shumica e çdo shoqërie, sado i vogël të jetë populli i saj në numër, mbetet e pakorruptuar, pushteti kriminal i ka ditët e numëruara. Kur një popull është aktiv dhe i ndjeshëm, i deukuar me shpresën te kolektiviteti dhe me besimin te vetja, këto ditë janë të pakta dhe po ashtu dëmet. Kur shoqëria është e mefshtë dhe ka pak besim në vete, ajo mendon se mundësitë e saj të shtetformimit janë të kufizuara. Dhe që këtu buron edhe dobët e shteformimit si dhe masa e lartë pushtet-krimit. Korruptimi nis në ide dhe koncept, vetëm më pas ai përthith njerëzit dhe empirinë.

Lëvizja Vetëvendosje! do të fitojë në formën e referendumit, dhe kjo ndoshta që me këto zgjedhje. Nëse bëheshin bashkë edhe një numër i madh nga votuesit e mërgatës, si dhe votuesit shqiptarë të Republikës së Shqipërisë e të Maqedonisë së Veriut, pra çdokush që ka një prind të lindur në Kosovë, atëherë 6 Tetori 2019 kthehet lehtë në referendum. Populli lëviz i tëri nga pozitat e ngujimit dhe pengmarrjes, dhe Lëvizja fiton dhe e ndërton e vetme qeverinë.

Lëvizja emancipon, ajo rrit ndjenjën e lirisë në gjykim e veprim. Këtë kërkoi letra e hapur e Albin Kurtit prej anëtarësisë së LDK-së. Sepse në besojmë se në LDK ka ende njerëz të lirë për me gjyku dhe vepru. Atë letër mund ta lexonte gjithkush dhe jo vetëm paria e LDK-së. Njerëzit janë të lirë të gjykojnë. Albin Kurti ua dha këtë mundësi. Iu mbetet ta ndjejnë lirinë e tyre, pra të emancipohen. Anëtarësia e LDK-së nuk mund të përfitojë më me justifikimin se LV është subjekt jo tolerant. Ky ishte shembulli. Por, siç duket, edhe kësaj here paria e LDK-së do ta nxjerrë jashtë historisë elektoratin e vet. Kjo pari do të rrisë mundësitë e ripërsëritjes së monstrës PAN.

Ç’do të fitojmë e ç’do të humbim?

Asnjëherë LV nuk ka vendosur para saj alternativën e fitores së Kosovës apo fitores së subjektit. Kjo alternativë për ne nuk qëndron. Në mendjet e partive të Kosovës, të cilat të tëra kanë marrë pjesë në qeverisje, alternativa ka qenë aktuale dhe dihet se ka fituar gjithnjë interesi i grupimit klanor, partiak, biznesor apo banditesk, mbi interesin e Kosovës si shtet. Duke e ditur se masa më e madhe e njerëzve që votojnë për një parti pa qenë të korruptuar prej saj janë në LDK, letra e Albin Kurtit mund të shihej fare mirë si letër emancipimi ose çlirimi për këta njerëz. Votuesit e LDK-së janë partizanë fatalë të pacifizmit, ata mbahen te paradigma të paqarta në emër edhe të rrënimit të mëpasëm të politikës prej grupeve që dolën prej luftës. Një pjesë e madhe e njerëzve që bënin pjesë në grupimet partiakë të komandantëve, por pa qenë të korruptuar prej tyre, janë afruar tashmë te LV-ja. Lëvizja Vetëvendosje! është sot lëvizja që përfshin të gjithë njerëzit që duan të çlirohen, të emancipohen prej kushtit të inkriminimit dhe korruptimit. Kjo është gjendja sot. Me një Lëvizje që quan fitore të vetën vetëm kur kjo fitore përkon me të mirën e Kosovës, dhe me parti të cilat nuk njohin veçse një gjë, fitimin e mundësive të posteve dhe punësimeve, pra kapjes prej korruptimit dhe mjerimit. Lëvizja është e vetme sepse është lëvizje. Partitë janë shumë sepse janë ndërmarrje. Dhe Lëvizja vetëm është rritur, dhe njerëzit janë zgjuar gjithnjë e më shumë.

6 Tetori do  te jët data që do të trondisë krej trevat shqiptarë me themeli;in historik që do të kryej në rrafshin politik.    /MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]