Një orë pasi jeni ngritur nga shtrati, ju ende ndiheni të përgjumur dhe nuk keni filluar të merreni me detyrat tuaja të mëdha për ditën.

Ju dëshironi pak energji në hapin tuaj, por pirja e kafesë mund t’ju bëjë aq të shqetësuar sa të ndiheni sikur mund të ngjiteni nëpër mure dhe nëse po përpiqeni të hiqni dorë nga një zakon i kafeinës ja 6 hapa të thjeshtë që mund të ndërmerrni çdo mëngjes:

Bëni një rutinë yoga 5-minutëshe
Dilni jashtë për të zgjuar mendjen dhe trupin tuaj nëpërmjet lëvizjes
Luani muzikë optimiste dhe ritmike
Hidratoni veten për shëndetin tuaj të mirë
Provoni aromaterapinë (përdorimi i ekstrakteve aromatike bimore dhe vajrave esenciale për inhalim terapeutik, masazh ose banjë)
Hani një vakt të përbërë nga proteina, yndyrna të shëndetshme dhe burime komplekse, të pasura me fibra të karbohidrateve, të cilat çlirojnë sheqerin në gjak me një ritëm më të ngadaltë, duke sjellë energji më të qëndrueshme. CNN
Edel Strazimiri

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.