Vrasjet e grave në familje kanë kulmuar në fillim të këtij viti. Në një muaj 6 gra janë vrarë prej bashkëshortëve apo të afërmve.

Shoqatat që janë në mbrojtje të grave e konsiderojnë shifrën alarmante.

Sevim Arbana, Kryetarja e Shoqatës “Në dobi të gruas”, e shikon dhunën ndaj grave, e cila po shkon deri në ekstrem, si një problem që vjen nga mungesa e edukimit.
Arbana kërkon reagimin e grave të gjithë shoqërisë, por në veçanti të instancave shtetërore, për shtimin e masave mbrojtëse dhe ashpërsimin e ligjit deri në dënimin kapital.

Ndryshimi i strategjisë për mbrojtjen e grave, mos dërgimin e tyre në strehëza, por largimin e burrave agresorë nga shtëpia është një tjetër rekomandim që shoqatat në mbrojtje të grave kërkojnë./MekuliPress/

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]