Grupi Parlamentar i LDK-së ka hyrë në takim prej dy orësh ku po flitet për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, pjesë e të cilës është edhe vetë LDK-ja.

Ndonëse shumica janë për të dëgjuar vendimin e Kryesisë së partisë, ka disa që janë kundër prishjes së këtij koalicioni

Gazeta ka mësuar se janë 5 deputetë që kanë dalë kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti, ndërsa një deputete pranon të rrëzohet Qeveria me kushtin që të mos bëhet koalicion me PDK-në.

Deputetët që janë kundër, sic tashmë dihet publikisht, prihen nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani, e cila kundërshtoi edhe në Kryesi

Pas Vjosës, kundër është janë edhe deputetët Haxhi Avdyli, Hatim Baxhaku, Fatmir Rexhepi e Ardian Shala, të gjithë këta të afërt me nënkryetaren e partisë.

Ndërkaq, deputetja Marigona Geci, vajza e Gani Gecit, është në dyshime. Ajo ka vendosur kusht për votimin e mocionit. Sipas saj, votën PRO do ta jepte vetëm nëse nuk futet partia e saj në koalicion me PDK-në.

Sidoqoftë, anëtari i Kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi, është dukur i qetë sot në të dalë nga zyrat e partisë. Abrashi ka thënë se LDK-ja ka unanimitet dhe kjo është vërejtur në mbledhjen e Kryesisë.

“Unë mund të flas për kryesi. Në Kryesi ka pasur një votë kundër, ose dy. Për të tjerët ka pasur unanimitet”, ka thënë ai.

LDK-së i duhen 40 nënshkrime për të thirrur seancën për mocion mosbesimi, ndërkaq duhen së paku 61 deputetë për ta rrëzuar Qeverinë Kurti.

Ndryshe, LDK-ja dhe dy partitë me të cilat ka marrëveshje për ta rrëzuar Kurtin, AAK dhe NISMA, kanë thënë se nuk ka nevojë për zgjedhje pasi mund të gjendet një zgjidhje brenda institucioneve aktuale