Shumica e skocezëve mbështesin pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar. Një sondazh i gazetës “Time” evidenton se 53% e njerëzve do të votonin për pavarësinë e Skocisë nëse do të mbahej një referendum, një përqindje me 2 pikë më lart sesa niveli më i lartë i mbështetjes për pavarësinë.

Kjo përqindje përforcon zërat për një referendum të dytë pas atij të vitit 2014 në të cilën u votua kundër pavarësisë.

Partia Nacionaliste Skoceze që ka aktualisht pushtetin këmbëngul për një referendum tjetër, por duket se këtu ka edhe një koniunkturë specifike që ndikon. Në Skoci menaxhimi i krizës së koronavirusit vlerësohet se ka qenë shumë më i mirë sesa në Angli, ku kryeministri Boris Johnson është vënën në kritika. Skocia nuk pranoi të ndiqte lëvizjet e Johnson në lehtësimin e masave kufizuese, duke mbajtur nën kontroll edhe numrin e vdekjeve.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.