Pesëdhjetë vjet më parë, më 7 dhjetor 1970, kancelari gjerman, Willy Brandt u ul në gjunjë para monumentit që përkujtonte shkatërrimin e getos hebreje të kryeqytetit polak.

Dhe ky gjest është kujtuar sot nga qeveria gjermane me një film me metrazh të shkurtër të asaj kohe, postuar në faqen e qeverisë në Twitter.

“Brandt manifestoi kështu ndjenjën e turpit për viktimat e krimeve të regjimit nacional-socialist”, thuhet në video.

Ju pëlqen!

Dhe zgjedhja e tij për t’u ulur në gjunjë emocionoi shumë persona, duke u bërë një “moment historik në pajtimin” mes Polonisë dhe Gjermanisë./atsh/

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!