Konflikti i dhunshëm midis Izraelit dhe grupeve militante në Rripin e Gazës është në ditën e saj të dhjetë. Sipas Save the children”, deri më tani, 50 shkolla në Rripin e Gazës janë dëmtuar nga sulmet ajrore izraelite. Organizata humanitare thotë se sulmet kanë prekur gjithashtu 42,000 nxënës palestinezë, citon MekuliPress shkrimin e publikuar në kanalin Al Jazeera.

“Për fat të keq, numri i shkollave që po shkatërrohen tregon se edhe këtu nuk është e mundur të fshiheni,” tha Jason Lee, drejtori i vendit Save the Children për Territoret e okupuara Palestineze.

47,000 njerëz në Rripin e Gazës kanë kërkuar strehim në shkolla, sipas organizatës së KB UNRWA, shkruan NTB, përcjell MekuliPress.

Ju pëlqen!

Al Jazeera gjithashtu ka mbajtur statistika mbi krizën humanitare në Rripin e Gazës.

Sipas kanalit Al Jazeera, të paktën 250,000 palestinezë tani kanë qasje të kufizuar në ujë, të paktën 72,000 janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre, të paktën 725 shtëpi palestineze janë dëmtuar dhe të paktën 156 ndërtesa janë shkatërruar si rezultat i sulmeve të Izraelit  duke përfshirë edhe mëngjesin e së Mërkurës.

Nga ana izraelite, tre shkolla janë dëmtuar, sipas Unicef.

Save the Children kërkon nga të gjitha palët në konflikt të ndjekin ligjin ndërkombëtar dhe të ndalojnë menjëherë sulmet ndaj shkollave.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.