Kur bëhet fjalë për zakonet, të biesh pre e atyre të këqijave është po aq e rëndësishme sa vendosja e objektivave dhe zakoneve të mira. Nëse dëshironi të kujdeseni më shumë për financat tuaja në vitin 2020, filloni duke eleminuar këto pesë zakone.

Filloni të kurseni për pension

Edhe pse mund të jeni të ri në moshë, dhe periudha e pensionit ju duket e largët, sa më gjatë të prisni për të filluar investimin aq më e vështirë do të jetë për ju të kapni ritmin apo nivelin e duhur. Një mënyrë ideale, do të ishte që të kursenit të paktën 10% të të ardhurave tuaja. Por nëse nuk mund të përballoni kaq shumë, thjesht filloni me 1% dhe gradualisht rritni kontributet tuaja sa të keni mundësi.

Ju pëlqen!

Pagesa e rregullt e kartës tuaj të kreditit

Shumica e kartave të kreditit kërkojnë vetëm që të bëni një pagesë minimale çdo muaj, që është zakonisht një shumë fikse, zakonisht 1-3%. Pagesa e minimumit është joshëse, veçanërisht nëse buxheti juaj është i ngushtë. Por sa më pak të paguani tani, aq më shumë do të paguani më vonë. Në vitin 2020, merrni zakon që të bëni pagesa në tërësi nëse është e mundur. Mënyra më e lehtë për ta bërë atë, është të vendosni ‘autopay’, kështu që nuk keni nevojë të shqetësoheni nëse harroni të paguani faturën tuaj çdo muaj.

Evitoni që të shpenzoni po aq sa fitoni, ose ndoshta dhe më shumë

Nëse jeni duke shpenzuar më shumë se sa po fitoni atëherë do të duhet që ta evitoni me doemos këtë zakon para se të jetë shumë vonë dhe të jeni mbytur nga borxhet. Ju mund të filloni vitin duke shikuar bilancin e të ardhurave dhe të identifikoni fushat ku mund të shkurtoni shpenzimet tuaja.

Shpenzimi pa vendosur objektiva

Nëse doni të kurseni ose fitoni më shumë, duhet të keni një qëllim të qartë dhe më pas të vendosni një plan specifik për ta arritur atë. Filloni duke përcaktuar saktësisht se çfarë synimi dëshironi të arrini në vitin 2020 përsa i përket financave. A doni të forconi fondin tuaj të urgjencës? Dëshiron të kursesh për një pagesë të parakohshme? Dëshiron të investosh më shumë apo dëshiron të fitosh më shumë?

Nëse qëllimi juaj është specifik në kursime, kuptoni se sa do të kurseni në muaj dhe më pas vendosni një transferim automatik të përsëritur nga llogaria juaj bankare në llogarinë tuaj të kursimeve për të siguruar që ju të qëndroni në përputhje me kursimet tuaja. Nëse qëllimi juaj është më abstrakt, siç është rritja e pagës, përpiloni një plan veprimi dhe shkruajeni.

Të prisni që të investoni derisa të krijoni të ardhurat e duhura

Koha është në anën tuaj kur bëhet fjalë për të investuar. Ka aplikacione që ju mësojnë se si të bëni investime të thjeshta dhe të arritshme. Shumë ekspertë, përfshirë Warren Buffett dhe Mark Kuban, rekomandojnë të investojnë në fondet e indeksit. Edhe nëse nuk mund të investoni një kapital të madh, vendosni si qëllim për të lënë mënjanë disa të ardhura çdo muaj. Kurdoherë që të merrni një pagë ose bonus, rivlerësoni sa para mund të vendosni mënjanë.

SCAN

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.