Bëj paqe me të kaluarën

Çfarë ndodhi, ndodhi. Ju nuk mund ta ndryshoni të kaluarën tuaj. Ju mund të ndryshoni vetëm këndvështrimin tuaj ndaj saj.

Mos lejoni që kjo të ndikojë në të tashmen apo të ardhmen tuaj.

Ju pëlqen!

Bëni paqe me të me vetëdije të plotë.

Sa herë që mendja juaj kthehet në kujtimet e dhimbshme, përpiquni të tërhiqeni një hap pas prej tyre dhe të kuptoni mësimet që keni marrë.

Mbyllni sytë dhe thithni thellë të tashmen, nxirrni jashtë të kaluarën, lëreni trupin tuaj të lirohet … lëreni të shkojë.

Lëreni të kaluarën të largohet nga mendja, trupi dhe shpirti juaj.

Zakonet mund të të forcojnë, ose të të thyejnë
Ajo që bëni çdo ditë përcakton se kush jeni dhe kush po bëheni.

Zakonet përfshijnë jo vetëm veprimet që bëni, por edhe mendimet që përsëritni në mendjen tuaj dhe cilat fjalë përdorni rregullisht.

Eleminoni zakonet negative nga jeta juaj dhe ndërtoni të tilla pozitive.

Jini të vetëdijshëm se kur duhet të zhduni një zakon negativ dhe përdorni arsyen si motivuesen tuaj.

Fokusohu tek puna jote dhe jo tek rezultati
“Fokusohu tek puna dhe mos u merakos për rezultatin”. Në kërkim të suksesit ne gjithmonë pengohemi për shkak se nuk i marrim menjëherë rezultatet e dëshiruara.

Ne humbasim durimin dhe fillojmë të shqetësohemi për rezultatin, në vend që të investojmë kohën dhe energjinë tonë në përpjekjet që bëjmë.

Mos harroni gjithmonë, rezultatet nuk janë në duart tona, vetëm përpjekjet. Pra, vazhdoni të punoni dhe nuk i dihet kurrë, mund të merrni diçka edhe më të mirë se sa keni menduar.

Pastroje rregullisht mendjen
Ashtu si trupi ynë ka nevojë për pastrim, edhe mendjet tona kanë nevojë për të.

Ja se si mund ta pastroni mendjen nga mendimet e panevojshme dhe negative.

– Duke shkruar

– Duke medituar

– Duke u ushtruar

– Duke marrë pushime

– Duke shprehur emocionet tuaja

Ji vetvetja
Kush e vendos standardin? Ata që përqafojnë origjinalitetin e tyre. Pjesa tjetër thjesht u shkon pas.

Nëse doni të jeni në paqe me veten, thjesht duhet të jeni vetvetja. Tani, sa e vështirë është kjo?

Të jesh dikush tjetër është rraskapitëse.

Jini të sinqertë. Bëhuni të vërtetë. Bëhuni vetvetja.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.