Edhe pse mendohet që meshkujt kanë probleme të mëdha me humbjen e flokëve, femrat janë të prekura më shumë në këtë aspekt si shkak i përdorimit të produkteve të ndryshme.

Askush nga ne nuk dëshirojnë që të humbasin flokët e tyre të shëndetshme edhe pse mosha ka një ndikim të madh.

Shumica e shoqërisë nuk janë të kënaqur me flokët e tyre dhe kanë nevojë për trajtime të ndryshme që ti bëjnë ato më të shëndetshme dhe të eliminojnë rënien e tyre.

Ju pëlqen!

Flokët bien edhe shkaku i kohës apo stinës, depresionit, ndonjë sëmundje e kështu me radhë. Në fakt flokët janë një problem serioz.

5 rastet e femrave që humbin flokët e tyre

  1. Ilaçet për kontroll të shtatzënisë
    Këto ilaçe shkaktojnë rënie të flokëve sepse ndikojnë në ndalimin e ovulacionit.
  2. Shamponat e thatë
    Shamponi i thatë ndikon shumë në rënien e flokëve, shkruan natural solutions mag. Edhe pse i lajnë flokët shumë shpejt dhe i bëjnë të duken të pastër, ato irritojnë lëkurën e kafkës dhe flokët fillojnë të bien.
  3. Dieta
    Nëse ushqeheni më mungesë të vitaminave, proteinave, kalciumit, hekurit, atëherë flokët bien.
  4. Pajisjet e nxehtësisë së lartë
    Pajisjet e nxehta i thajnë flokët dhe i dëmtojnë shumë rëndë. Mundohuni që të mos i përdorni ato sepse janë shumë të dëmshme për flokët.
  5. Mungesë e vitaminës D (Diellit)
    Nëse nuk ekspozoheni në diell, e cila u jep shumë vitaminë flokëve që të rriten, atëherë do të përballeni me rënie të flokëve.
Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.