Edhe pse rrjetet Wi-Fi janë bërë dita ditës më të fuqishëm, ato ende kanë kufizime fizike.

Një prej problemeve kryesore që përdoruesit përballen është cilësia e dobët e lidhjes.

Në Windows të gjithë e kanë të qartë se çfarë ikona e rrjetit në cepin e djathtë poshtë do të thotë për fuqinë e sinjalit Wi-Fi.

Ajo tregon tre vija vertikale për të identifikuar fuqinë e sinjalit por nuk është aq specifik.

Ja sesi të kontrolloni fuqinë e lidhjes Wireless konkretisht në Windows

Sigurohuni që jeni të lidhur në një rrjet Wi-Fi
Shkruani cmd në Menunë Start dhe hapni dritaten e Command Prompt
Vendosi komandën: netsh wlan show interface
Informacionet e shfaqur do të tregojnë SSID, llojin e lidhjes dhe mënyrën e lidhjes me rrjetin wireless
Në fushën “Signal” do të mësoni për fuqinë e sinjalit. Indikatori fillon nga 1 deri në 100% në varësi të fuqisë.
Kaq mjafton për të kontrolluar fuqinë e sinjalit. Nëse nuk jeni të kënaqur me të atëherë merrni hapat e duhur për ta përmirësuar.

Së pari përpiquni ti afroheni routerit dhe shmagni muret prej betoni. Nëse nuk mund ta afroni kompjuterin, atëherë përgatituni të investoni në një Zgjerues Wi-Fi.

Nëse as kjo nuk funksionon atëherë bëni mirë të kërkoni për një router më të fundit me fuqi sinjali më të madhe, njofton PCWorld. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]