Këto janë pesë strategji që mund t’i ndihmojnë gratë të negociojnë në mënyrë efektive në të gjithë karrierën e tyre, duke pasur parasysh vështirësitë e tregut lidhur me diskriminimin me bazë gjinore.

 

Gjithmonë duhet të jeni të përgatitura!

Ju duhet kohë për t’u përgatitur në mënyrë që të siguroheni që çështjet e duhura të vendosen në tryezë. Konsideroni para kohe se si aftësitë tuaja të veçanta tuaj mund të ndihmojnë për të adresuar nevojat e biznesit të punëdhënësit. Negociata thelbësore në praktikat e punës është të nënvizoni se si ju jeni unik në një farë mënyre që kompania të mund të bëjë diçka për ju pa vendosur një precedent që kërkon që ata të bëjnë të njëjtën gjë për të gjithë të tjerët.

 

Fokusohuni në nevojat e palës tjetër!

Një mënyrë shumë e mirë për t’u ngjitur në karrierë dhe në të njëjtën kohë të mos shqetësoni dikë tjetër se po i zini vendin e punës është të jeni gjithmonë në gatishmëri për të ndihmuar nëpërmjet ekspertizës suaj. Mirëpo ndihmesa është e vlefshme vetëm kur takohet me nevojat e dikujt tjetër, ndaj duhet të jeni gjithnjë të vëmendshëm ndaj nevojave të të tjerëve.

 

Jini udhëheqëse të diskutimeve!

Me fjalë të tjera, kur mund të udhëheqësh dhe dëshiron të udhëheqësh; ju do të fitoni një avantazh duke krijuar pikën fillestare, duke vendosur çështjet e duhura në tryezë dhe duke qenë ajo që kornizon arsyetimin. Për më tepër, kur udhëhiqni, ju jeni në pozicionin për të rritur marrëdhëniet, ndërsa kur ndiqni, jeni në pozicionin e dëmtimit të marrëdhënieve, duke refuzuar ose kritikuar ofertën fillestare të punëdhënësit.

 

Gjithmonë kërkoni më shumë, lini vend për më shumë!

Shumë njerëz, veçanërisht gra, mendërisht vendosin kërkesat e tyre bazuar në ato që ata mendojnë se punëdhënësi do të pranojë përpara se ato të hyjnë në negociata. Sidoqoftë, kërkimi për më shumë ju vë në një pozitë më të fortë që në fillim. Kërkoni më shumë, e ndoshta më vonë, rehatohuni me më pak.

 

Ofroni alternativa!

Ardhja në tryezë me tre oferta në vend të një mund të ju ndihmojë të merrni atë që dëshironi. Këto oferta të shumëfishta ekuivalente me njëra-tjetrën ndihmojnë në lehtësimin e marrëveshjes. Nëse jeni duke lënë një takim, a do të ofronit vetëm një ditë dhe një orë? Sigurisht që jo.

 

DOSTI BANUSHI

BURIMI: BUSINESS INSIDER