Pavarësisht nëse jeni një person që ju pëlqejnë mëngjeset apo jo, zgjimi dhe fillimi i rutinës suaj ditore është diçka e vështirë. Por, në vend që ta konsideroni mëngjesin si diçka jo të pëlqyeshme, pse mos ta ktheni atë në një ritual të shëndetit të mirë, efektet e së cilit do të zgjasin gjithë ditën.

  • Pini një gotë ujë kur të zgjoheni

Konsumimi i një gotë uji është një nga gjërat më të thjeshta që mund të bëni, por ndoshta është ajo gjë që ka më shumë efekte pozitive. Sigurisht shumë tundohen që të pijnë një kafe sapo të zgjohen në mëngjes, por para se ta bëni këtë është e rëndësishme të pini një gotë ujë. Trupi juaj ka qenë pa ujë për 8 orë dhe ka nevojë të rihidratohet.

Konsumimi i ujit aktivizon metabolizmin tuaj, stimulon eleminimin e toksinave dhe kontribuon në një lëkurë më të pastër dhe të hidratuar. Hidratimi ndihmon gjithashtu trurin të zgjohet, që të jeni më gati për të përballuar ditën.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Por, shmangni pirjen e ujit të ftohtë. Pini ujë me temperaturë dhome, që do jetë më mirë për sistemin tretës.

  • Mos e kontrolloni telefonin sapo të zgjoheni

Gjëja e parë që shumë njerëz bëjnë sapo zgjohen nga gjumi, është të kontrollojnë telefonin e tyre. Ky veprim mund të duket i padëmshëm, por mund të ketë një impakt negativ në tërë ditën tuaj. Kontrolli i telefonit mund të shkaktojë stress të menjëhershëm dhe t’ju tërheqë në një vorbull detyrash dhe punësh që duhen bërë.

  • Zgjoni muskujt tuaj

Nuk është e nevojshme të bëni një orë palestër apo vrap në park. Provoni disa ushtrime të lehta (edhe vetëm për 5 ose 10 minuta), në mënyrë që të zgjoni muskujt tuaj, të aktivizoni trupin dhe stimuloni qarkullimin e gjakut.

  • Një dozë mendimi pozitiv

Merrni disa minuta çdo mëngjes për të lexuar disa faqe të një libri që ju bën të ndiheni mirë, bëni një meditim të shkurtër apo jepini vetes disa këshilla optimiste. Ka mundësi të pafundme, çelësi është të bëni diçka të vogël që ju bën të ndiheni të lumtur dhe pozitiv.

  • Hani një mëngjes të shëndetshëm

Rutina e mëngjesit nuk do të jetë e plotë pa ngrënien një mëngjesi të shëndetshëm. Konsumimi i një vakti të balancuar jo vetëm që do ta bëjë më të lehtë që të përqendroheni gjatë ditës, por do t’ju bëjë të ndiheni më mirë për veten si dhe më energjitik. Gjithashtu, do t’ju ndihmojë të shmangni ndryshimet e humorit, problemet me kujtesën, do të stabilizojë sheqerin në gjak dhe të reduktojë riskun për sëmundje kardiovaskulare.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...