Magnetizmi femëror ka qenë subject i shumë artikujve, filmave dhe programeve trajnuese. Sidoqoftë, gjithçka sillet rreth sjelljes dhe karakterit!

Ka 5 sjellje të grave, që burrat adhurojnë, ndonjëherë edhe pa e kuptuar:

– Kur tërheqja duket fare e lehtë për një grua

Ju pëlqen!

Një grua tërheqëse e ka gjithmonë nën kontroll pamjen e saj. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me kurimin maksimal fizik, apo të qëndrosh e buzëqeshur gjithë kohës, por të ndihesh mirë edhe nën shoqërinë tënde dhe të jesh vetja jote më e mirë edhe pa makeup, kontur apo detaje të tjera.

– Kur një grua e do veten

Sado klishe të duket, asgjë nuk është më tërheqëse se një grua me vetëbesim dhe që e do veten. Kjo duket edhe në detaje të vogla, si mënyra se si lëviz, qëndrimi, mënyra si flet për veten etj.

– Kur një grua vendos mirëqenien e saj shpirtërore mbi të gjitha

Ka diçka misterioze dhe tërheqëse tek një grua që ia dedikon gjithë jetën qetësisë së saj shpirtërore. Shpesh, këto gra janë edhe spiritualiste, gjë që i bën ato edhe më terheqëse dhe misterioze.

– Kur ajo di të pranojë komplimenta, por edhe t’i bëjë ato

Një grua me stil është gjithmonë në qendër të vëmendjes. Ajo di të pranojë komplimente dhe vështrime admiruese. Ajo as nuk i shmanget popullaritetit dhe as nuk verbohet prej saj dhe më e rëndësishmja, e di vlerën e saj.

Ama, një grua di edhe ta komplimentojë një burrë, nëse ai e meriton.

– Kur një grua ndihet mirë me trupin e saj

Është koha t’i lëmë pas stereotipet e trupave perfektë, sepse nëse një grua ndihet mirë nën lëkurën e saj nuk ka rëndësi nëse është mbi apo nënpeshë, nëse ka muskuj apo jo, ajo gjithnjë do duket tërheqëse, sepse “e bukura” është pikërisht ajo që përcjell, pavarësisht formës së trupit.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!