Derisa ta shkatërroni trupin tuaj, nuk do të mësoni ta vlerësoni atë. Trajtojeni trupin si një tempull, sepse trupi është kaq i bukur. Nëse dhe kur ta kuptoni trupin tuaj atëherë do ta respektoni atë.

Trupi është si një gonxhe, derisa të dalë dielli nuk do të lulëzojë; deri sa të lulëzojë ajo nuk do të jetë e bukur. Pra, respektojeni atë, kujdesuni për të. ” ~ Bikram Choudhury

Forma femërore është një krijim jashtëzakonisht i bukur dhe i mrekullueshëm.

Trupi femëror është gjithashtu shumë kompleks dhe shumështresor. Kaq i komplikuar dhe intrigues, në fakt, sa shumë gra nuk janë të vetëdijshme për disa gjëra!

Ja cilat janë ato:

1. Femrat kërkojnë lëndë ushqyese të veçanta

Dr. Arielle Levitan, bashkëautore e The Vitamin Solution: Two Doctors Clear the Confusion about Vitamins and Your Health, thotë:

Shumica e grave nuk e dinë se kanë nevojë për ushqyes të caktuar. Vitamina D, për shembull, është një vitaminë e gjetur kryesisht në dritën e diellit dhe jo në shumë burime ushqimore“.

Shumica e grave kanë gjithashtu mangësi në hekur, rezultat i cikleve të vazhdueshme menstruale dhe / ose shtatëzanive. Përhapja e mungesës së hekurit ndër gra është se shumë prej tyre nuk hanë mish të kuq, i cili është një burim ushqimor primar i lëndës ushqyese.

Mungesa e hekurit mund të çojë në simptoma të tilla si lodhje, mungesë energjie, migrenë, dhimbje e muskujve dhe rënie e flokëve.

Mishi i pasur me hekur përfshin atë të viçit, peshkut dhe të shpendëve. Me burime bimore futen fasule të thata, thjerrëza dhe bizele.

2. Lëkura e femrës dehidratohet shpejt

Gratë janë shumë të prirura për dehidratim të lëkurës.

Ka disa arsye për këtë; Së pari, banjot dhe dushet janë një përbërës thelbësor dhe shpesh tejpërdoren nga shumica e femrave për regjimin e kujdesit ndaj lëkurës, por zhytja e lëkurës tuaj për periudha të zgjatura kohore është kundërproduktive.

Bërja e dusheve të gjata dhe të nxehta është në të vërtetë e keqe për lëkurën tuaj, uji i nxehtë zbut vajrat në lëkurën tuaj duke i larguar, duke e bërë më të lehtë që lëkura juaj të thahet”, – thotë dermatologia Dr. Kathy Taghipour .

Kufizimi i ekspozimit ndaj diellit, përdorimi i një temperature uji optimale dhe kufizimi i kontaktit me ujë të nxehtë mund të ndihmojë në rastet e dehidratimit të lëkurës.

3. Gratë janë të prirura drejt ankthit

Femrat kanë nivele natyrale më të larta të kortizolit (një hormon stresi), progesteron (një hormon normalizimi i shtatzënisë) dhe estradiol (një steroid natyral).

Si rezultat i këtyre elementeve kimike dhe efektin e tyre në hormonet e grave dhe neurokimi, ato kanë dy herë më shumë gjasa se meshkujt që të përjetojnë një çrregullim ankthi.

Dr. Kimberly Hershenson, një terapist me qendër në Nju Jork, ofron disa rekomandime për trajtimin e ankthit:

Bëni një listë të përditshme mirënjohëse (duke shënuar dhjetë gjëra për të cilat ju jeni mirënjohës).” Hershensoni gjithashtu rekomandon praktikimin e meditimit. Bëni një listë të asaj që mund të kontrolloni në situatën që ju shkakton ankth (reagimi juaj) dhe çfarë nuk mund të kontrolloni (sjellja e tjetrit).

Nëse nivelet e ankthit bëhen jashtëzakonisht shqetësuese për jetën e përditshme, është e këshillueshme që të kërkoni ndihmë mjekësore, terapi ose një grup mbështetës.

4. Keqinformim mbi periodat

Ekspertët thonë se shumë gra shpesh nuk posedojnë njohuritë e nevojshme që kanë të bëjnë me ciklet e tyre menstruale.

Më konkretisht, shumë gra nuk janë në dijeni se menstruacioni nuk është një përgjigje “spastrimi” e trupit. Për më tepër, thotë Noni Ayana, një terapiste e edukimit seksual dhe këshilluese, “… cikli menstrual nuk është ekskluzivisht për kohën kur fillojnë dhe mbarojnë periodat; është një proces i gjatë 28 ditë (ose më shumë).

Shumë gra nuk janë të vetëdijshme që trupi i tyre po përgatitet vazhdimisht për shtatzëninë dhe shtrirja në të cilën ndodhin zhvillimet gjatë shtatëzanisë ndikojnë në trupat e tyre.

5. Ju jeni më të forta se sa mendoni!

Për fat të keq, gratë vazhdojnë të përballen me diskriminimin në shumë pjesë të botës – duke përfshirë edhe vendet e zhvilluara. Për shembull, Kongresi i Shteteve të Bashkuara miratoi ‘Aktin e Pagesës së Barabartë’ më shumë se pesë dekada më parë. Megjithatë, gratë atje vazhdojnë të fitojnë vetëm 79 cent për çdo dollar që një mashkull fiton.

Për të mos folur për vendin tonë!

Bota jonë kërkon që gratë të jenë një shtyllë e fortë kudo dhe për fat të mirë, ato janë!

Vazhdoni përpara, zonja! E gjitha fillon me një kuptim të plotë të trupit dhe mendjes suaj!/MekuliPress /

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]