Shega është një nga frutat më të mirë të vjeshtës.

Por nëse nuk e keni ditur se lëkura e shegës, ka po aq vlera e përdorime, atëhetë vazhdoni lexoni më poshtë ! Lëkura e shegës përmban antioksidantët më të fuqishëm si fenolet, flavonoidet dhe proanythocyanidins dhe çaji i përgatitur me to ka veti kuruese për disa shqetësimi shëndetësore

1. Sistemi tretës

Ju pëlqen!

Enzimat e gjendura tek lëkura e shegës kanë aftësinë të eleminojnë qelizat patogjene që rriten brenda traktit gastrointestinal e që janë përgjegjëse për shumë probleme të këtij aparati. Çaji i lëkurës së shegës është një trajtim natyral për sëmundjet e shumta të sistemit (diarre, forma të shumta të kolitit dhe ulçera biliare)dhe lehtësimin e simptomave.

2. Zemër e shëndetshme

Antioksidantët (e gjendur me shumicë edhe në lëkurën e shegës) janë shumë të efektshëm në eliminimin e yndyrës së keqe nga arteriet. Veshja dhe mbingarkesa e enëve të gjakut, mund të bëhen shkak i shumë problemeve kardiovaskulare.

3. E pasur me vitaminë C

Përfitimet e vitaminës C përfshijnë nga rritja e sistemit imunitar, përmirësimi i shëndetit tuaj kardiovaskular, parandalimi i rrudhave, parandalimit të komplikimeve shëndetësore prenatale dhe zvogëlimin e rrezikut për të zhvilluar sëmundje okulare. Duke qenë se lëkura e shegës është e pasur në këtë vitaminë është e rëndësishme ta përfshini në dietën tuaj, sa ky frut është në sezon, sepse duhet të përpiqeni t’i bazoni nevojat tuaja dietike në burime plotësisht natyrale.

Lexo po ashtu:  7 përfitimet e vërtetuara shëndetësore të çokollatës së zezë

4. Shëndeti i lëkurës

Shegët kanë acid ellagik. një hidratues shumë i mirë dhe shumë efektiv në mbajtjen e lagështirës në lëkurën tuaj.

5. Ilaçi i dhimbjes së fytit

Vuani nga dhimbja e fytit ose nga dhimbja e bajameve? Mund të provoni të pini çajin e lëkurës së shegës për të ndihmuar në zbutjen e dhimbjeve të rrugëve të frymëmarrjes.

Receta e çajit nga lëkura e shegës:

Përbërësit:

10-12 gram lëkura të thata shege
200 mililitra Ujë

Udhëzime:

1. Zieni 200 mililitra ujë
2. Shtoni ujin e vluar në një gotë ku keni vendosur lëkurën e shegës
3. Mbulojeni me kapak dhe lëreni për 25 minuta.
4.  Pasi të jetë ftohur pak konsumojeni siç është

MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!