Lorik Cana, ish kapiteni skuadrës shqiptare dhe imazhi aktual i Tring ka gjak shqiptari dhe kjo është mëse evidente. Ai shpesh ndodh të tregohet tepër patriotik duke i bërë të gjithë shqiptarët të ndihen krenar për këtë figurë tyren. Kemi vendosur të sjellim për ju 5 arsye që e bëjnë atë një shqiptar të vërtetë: 
1.Vendlindja e Lorikut është Gjakova. Ai vjen nga një familje tipike shqiptare me tradita dhe zakone. Loriku është djali i Agim Cana. Si çdo baba shqiptar që dëshiron ta trashëgojë talentin brez pas brezi dhe ai ashtu bëri. 

2.Cana gëzon tre passaporta me kombësi të ndryshme si shqiptare, franceze dhe ajo e Zvicrës. Kjo gjë i dha të drejtën futbollistit të kishte mundësi të zgjidhte se me kë kombëtare dëshironte të luante. Pa dyshimin më të vogël, Loriku bëri zgjedhjen e tij vendimtare për gjithë jetën, Shqipërinë. 

3.Dashuria qe Loriku ka ndaj atdheut, ka bërë që të ndjekë studimet universitare në degën e Historisë, pas kaq shumë vitesh. Ai ka një dëshirë të zjarrtë për të zbuluar dhe mësuar sa më shumë rreth vendit. Arkeologjia është një nga interesat e tij më të mëdhaja dhe është shprehur se ka në plan për të punuar në fushën e albanologjisë pas karrierës së futbollit. 

4.Tatuazhet në trupin e Lorikut janë elementet që tregojnë se sa patriot i devotshëm është. Ai ka shumë të tillë, po ne po ju kujtojmë më domethënëset dhe patriotiket. Shqiponja e madhe e realizuar në krahë, bën që në çdo ndeshje të evidentohet, jo vetëm në rastet e entuziazmit që e kap futbollistin, po dhe në momente të papritura nga vrapi plot pasion drejt topit. Një tjetër tatuazh po aq i rëndësishëm dhe kombëtar i Canës është afër kyçit të dorës. Sapo e shikon, e kupton menjëherë që është dedikim ndaj Shqipërisë. “2 mars 1444”, ka shkruar ai me numra romakë. Kjo datë simbolizon ‘Besëlidhjen e Lezhës”, e cila është një ndër ngjarjet më të rëndësishme të epokës së Skënderbeut, më të lavdishmes që ka njohur populli ynë. 

5.Lorik Cana është bërë baba për herë të parë më 23 shtator të vitit 2015. Ai dhe bashkëshortja e tij Monica janë bërë prindër të një djali. Nuk kishte si të mos mungonte dhe dashuria e flaktë që Loriku ka për atdheun në përzgjedhjen e emrit të të birit. Ai e ka pagëzuar të voglin me një emër të lashtë ilir, Bojken. Edhe me këtë vendim, Cana e tregoi se sa shqiptar është. Ne nuk na mbetet veçse t’i urojmë “Jetë të gjatë” djalit dhe të rritet në një familje të shëndetshme. MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]