Libri i parë në gjuhën shqipe, “Meshari i Gjon Buzukut”, nisi të shkruhej 468 vjet më parë, në 20 mars 1554 dhe përfundoi më 5 janar 1555.

Libri i parë në gjuhën shqipe përbëhej nga 110 fletë por, kopja e librit që ka arritur të shpëtohet është e cunguar dhe i mungojnë 16 faqet e para dhe ndër to edhe kopertina me faqen kryesore.

Gjon Buzuku ishte prift katolik, famullitar i një kishe në Shqipërinë Veriore, jo aq larg nga vendi i botimit dhe një nga lëvruesit më të rëndësishëm të gjuhës shqipe.

Me veprën e vet Buzuku konsolidoi një traditë të rëndësishme të të shkruarit të gjuhës sonë të dashur shqipe me alfabet latin.