Siç e dini tashmë, gjëja më e rëndësishme dhe e nevojshme për të zhvilluar edukimin e fëmijëve tanë janë fjalët që ne përdorim për të komunikuar me ta. Ne jemi qenie njerëzore, të cilët shpesh e lejojnë veten të largohen nga emocionet, që na bëjnë të themi ose të bëjmë gjëra negative, të cilat në realitet nuk sjellin asgjë pozitive në zhvillimin e saktë të fëmijëve tanë.

Për këtë arsye, ju sugjerojmë të zëvendësoni shprehjet negative, të përdorura shpesh nga të gjithë ne, me të tjera, më pozitive dhe praktike. Ne ju ftojmë të përdorni dhe vini re se si ndryshon situata, në varësi të fjalëve që përdorni për të komunikuar me fëmijën tuaj.

Gjithashtu duam t’ju kujtojmë se përdorimi i këtyre frazave në marrëdhënie më të pjekura na ndihmon në përmirësimin e tyre, dhe mund të shndërrohen në burime të domosdoshme.

Ju pëlqen!

Mos bërtit – ule pak zërin.

Mos ha shpejt – Përtype mirë ushqimin që ha.

Dhoma jote ta shpif sërish … – Rregulloje dhomën tënde të lutem …

Sa kohë më duhet të pres akoma për ty? – Koha për të iku, thuaji mirupafshim të tjerëve.

Ku mendon se po shkon? – Eja këtu të lutem.

Do biesh – Bëj kujdes.

Do të qash pastaj – Mendo për pasojat.

Do rrëshkasësh – Bëj kujdes ku ecën.

Do lagesh – merr ombrellën / vish çizmet.

Mos vrapo – Ec më ngadalë.

Mjaft nxitove – Jemi herët.

Po flas me ty! – Më dëgjo të lutem.

Mjaft tani! – Koha për t’i dhënë fund, koha po mbaron.

Sa herë duhet të ta them? – Bëj atë që po ju them, të lutem.

Nuk di si të ta them më! – Eja kërkojmë një zgjidhje që funksionon për të dy.

A mos je shurdh? – Më dëgjo, të lutem.

A mos je qorr? – Shiko më mirë, të lutem.

A nuk keni turp? – Mendo për atë që bën.

Mos fol kështu! – Ne nuk flasim ashtu në familjen tonë.

Të thashë – Mëso nga kjo situatë dhe mos përsërit të njëjtin gabim.

Nuk mund ta bësh! – Provojeni, nëse nuk e provon, nuk do ta dish kurrë.

Nuk e di! – Le ta mendojmë së bashku.

Nuk të kuptoj! – Çfarë do të thuash?

Nuk është kështu! – Ky është këndvështrimi yt.

Të thashë jo! – Unë ta kam thënë tashmë atë që mendoj dhe nuk ndryshoj mendje.

Sepse po ta them unë! – Sepse ky vendim u mor nga prindërit e tu.

S’ka ëmbëlsira! – Embëlsirat hahen vetëm pas buke.

Jam lodhur! – Nuk dua të flas për këtë tani, do të flasim për këtë pas darke.

E ke parë sa është ora? – Eshtë vonë, koha për të shkuar në gjumë.

Çarë mendon, se unë nuk jam lodhur? – E kuptoj, të gjithë jemi të lodhur.

Do ta shohësh! – Jam e zhgënjyer dhe mund të them ose të bëj diçka që nuk dua, që të dy mund të pendohemi.

Mjaft më shpërqëndrove! – Sapo të jem i/e lirë, do të bëjmë diçka interesante.

Je çmendur – Jam e befasuar, nuk më pëlqen ajo që po bën.

Eshtë shumë e shtrenjtë! – Sot kemi pasur edhe shpenzime të tjera.

Fike televizorin! – Televizori është mbinxehur, edhe ai duhet të pushojë.

Bëj detyrat e shtëpisë! – Së pari bëj detyrat e shtëpisë tuaj dhe më pas mund të luash.

Kur isha fëmijë, nuk isha si ti. – Mund të bësh gabim, gjëja e rëndësishme është të mësosh nga gabimet dhe të mos i përsëritësh.

Kur isha i vogël, nuk bëja një gjë të tillë – do të më pëlqente të kisha një lojë si kjo kur isha fëmijë.

Mjaft qave për budallallëqe! – E kuptoj që është e rëndësishme për ty, të shohim se çfarë mund të bëjmë.

Rri mirë! – Nëse qetësohesh, mund të gjejmë një zgjidhje.

Shiko ku i vë këmbët! – Ki kujdes dhe shiko me kujdes ku ecën.

Askush nuk do të dëshirojë të jetë shoku yt! – Me kë dëshiron të bëhesh miq?

Kështu do sëmuresh! – Nëse sëmuresh, do të duhet të rrish në shtëpi dhe do të të marrë malli për shumë gjëra argëtuese.

Pse nuk kupton? – Çfarë nuk mund të kuptosh?

Je mosmirënjohës! – Ne punojmë shumë që ti të kesh gjithçka që ke nevojë. Mos na zhgënje kështu.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.