Në klinikat e QKUK-së dhe në shtatë spitalet e përgjithshme rajonale po trajtohen 608 pacientë, 414 prej tyre janë të konfirmuar me COVID-19, raporton “Zeri.info”.

Sipas raportit 24-orësh nga Ministria e Shëndetësisë, 23 pacientë janë në gjendje të rëndë dhe 376 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.

Numri më i madh i pacientëve me COVID-19 po trajtohet në Klinikën Infektive të QKUK-së, ku janë të hospitalizuar 112 pacientë, ndërsa sa u përket spitaleve rajonale, numrin më të madh të të hospitalizuarve me COVID-19 e ka Spitali i Pejës me 56 pacientë.

Ju pëlqen!

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!