Bota duket më e bukur pas një nate të mirë gjumi. Por, ndodh e kundërta kur gjumi ndrëpritet shpesh. Mungesa e gjumit e bën më të vështirë të mendosh dhe më të lehtë të jesh në ankth dhe i irrituar. Ne terma afatgjatë, mungesa e gjumit rrit riskun për obezitet, tension të lartë të gjakut, diabet dhe madje dhe vdekje të parakohshme. Këto e bëjnë të rëndësishme që të zbulosh se çfarë nuk shkon me gjumin tuaj.

  1. Mund ta keni nga mosha

Ndonjëherë të rriturit në moshë më të madhe zgjohen herët në mëngjes, edhe pse mendojnë se u duhet të flenë më shumë. Cikli i gjumit mund t’ju ndryshojë në mënyrë dramatike kur jeni më të vjetër, duke ju shkaktuar që t’ju vijë gjumë më herët. Kështu, nëse ju vjen gjumë nga ora 8 e darkës, atëherë do zgjoheni në 4 të mëngjesit.

Mund ta keni nga stili i jetesës

Ju pëlqen!

Një nga arsyet krysore të një gjumi jo të mirë, është stili i jetesës, ku përfshihen:

  • Konsumimi i alkoolit brenda 4 orëve para gjumit – ndoshta mund t’ju ndihmojë që të bini më lehtë në gjumë, por mund t’jua prishë gjumin gjatë natës.
  • Ngrënia pak orë para gjumit – shtrirja me barkun plot mund të shkaktojë refluks, gjë që e bën më të vështirë rënien dhe qëndrimin në gjumë.
  • Fjetja gjatë ditës – gjumi pasdite ose më vonë mund ta bëjë më të vështirë që të flini natën
  • Kafeina – kafeina (në kafe, çaj dhe pije me gaz) bllokon një substancë të trurit që quhet adenozinë dhe ju ndihmon të flini.
  1. Mund ta keni nga ilaçet që merrni

Disa ilaçe ju shkaktojnë pagjumësi. Disa shembuj janë:

  • Disa antidepresantë
  • Bllokuesit beta për të trajtuar tensionin e lartë të gjakut
  • Ilaçet e të ftohtit dhe kollës që përmbajnë alkool
  • Kortikosteroidet që trajtojnë inflamacionin dhe astmën
  1. Mund ta keni nga një problem shëndetësor

Shumë probleme kronike të shëndetit mund të kenë efekte negative në gjumin tuaj. Disa nga më të shpeshtat janë:

  • Ankthi apo depresioni – shqetësimi apo humori i keq mund ta bëjnë të vështirë rënien dhe qëndrimin në gjumë.
  • Gjendra e zmadhuar e prostatës – nevoja për të urinuar gjatë natës mund të zgjojë  personat me këtë problem.
  • Dhimbja kronike – është e vështirë të flesh kur ke dhimbje.
  • Neuropatia – therjet, mpirja apo dhimbja në duar dhe këmbë mund të bëjë që të zgjoheni shpesh natën.
  • Apnea e gjumit – gërhitja e zhurmshme dhe zgjimet e shpeshta gjatë natës mund të jenë shenja që vuani nga apnea e gjumit.

Çfarë mund të bëni?

  • Ndryshoni ato pjesë të stilit të jetësës që mund të jenë duke ju shkaktuar pagjumësi.
  • Zgjohuni në të njëjtën kohë çdo ditë.
  • Shmangni pajisjet elektronike rreth dy orë para gjumit.
  • Flini në një dhomë të freskët, të qetë dhe të errët.
Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.