Qeveria gjermane do të vërë 4.5 milionë euro në dispozicion të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për vazhdimin e mbështetjes teknike në projektin “Menaxhimi i modernizuar i mbetjeve dhe ekonomia ricikluese në respekt të mjedisit (DKTI)”.

Projektligji është hartuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe ka nisur që në vitin 2016. Objektivi i përgjithshëm i projektit është të përmirësojë sistemin e menaxhimit të mbetjeve të ngurta, kryesisht duke pasur në konsideratë aspektet klimatike. Projekti është zhvilluar në nivel kombëtar ku përfshihen ministritë, dhe në nivel lokal në 3 bashki partnere Himara, Peqini dhe Rrogozhina.

Detajet e projektit si dhe ato mbi detyrimet dhe shërbimet, që duhet të kryhen reciprocikisht, do të përcaktohen në një kontratë të veçantë zbatimi që do të nënshkruhet ndërmjet GIZ-it, në cilësinë e agjencisë zbatuese të projektit, dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në cilësinë e institucionit përfitues të asistencës teknike.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Partneriteti me agjencinë GIZ ka rezultuar i suksesshëm përgjatë viteve dhe ka ndërmend të vazhdojë. Madje në një nga nenet e ligjit shkruhet qartë se një klauzolë e marrëveshjes për këtë financim është krijimi i infrastrukturës për projektin dhe vazhdimësia e mëtejshme :

“Në këtë nen përcaktohet gjithashtu se Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë garanton një planifikim të vetin buxhetor, ku shpenzimet e ndryshme klasifikohen në zëra më vete, që të sigurojë kështu zbatimin e vazhdueshëm të projektit të përmendur në paragrafin 1 dhe kujdeset që institucionet e ngarkuara prej tij me zbatimin e projektit të kryejnë shërbimet e nevojshme për projekt” – shkruhet në projektligjin e publikuar në faqen zyrtare të Parlamentit.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...