Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kujtuar 39 vjetorin e eksodit biblik të shqiptarëve drejt Italisë, duke shembur njëherë e përgjithmonë murin ndarës mes Shqipërisë dhe Europës.

‘30 vite më pas, sërish shqiptarët po ikin masivisht nga keqqeverisja që na mban larg Europës dhe nga pamundësia për të ndërtuar jetën në vendin e tyre’, shkruan Basha në Facebook. 30 vite më parë eksodi biblik i shqiptarëve drejt Italisë, shembi njëherë e përgjithmonë murin ndarës mes Shqipërisë dhe Europës.

30 vite më pas, sërish shqiptarët po ikin masivisht nga keqqeverisja që na mban larg Europës dhe nga pamundësia për të ndërtuar jetën në vendin e tyre. Ne do ta shërojmë këtë plagë dhe, siç u mundësuam shqiptarëve të lëvizin pa viza, do t’i japim çdo familjeje shqiptare shpresë dhe mundësi për një jetë më të mirë, një Shqipëri si gjithë Europa.

Lexo po ashtu:  ‘Vëllau jem Vuçiç’/ Rama nga Prishtina: Nuk tërhiqem nga Ballkani i Hapur
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!