Aq të tmerrshme sa janë,të vjellat janë gjithashtu një shprehje e zgjuarsisë së trupit. Ashtu sikur uria na tregon se trupi ka nevojë të mbushet me ushqim, ndjenja e të vjellit (përzierja) na tregon të kundërtën, duhet të zbrazim stomakun ose shëndeti ynë do të vuajë.

Është veçanërisht e nevojshme në raste të helmimit nga ushqimi, për shembull. Pas të vjellave, reduktohet dëmi potencial që toksina apo patogjeni mund të ketë në shëndet, dhe zakonisht ndiheni më mirë.

Por, ka raste kur ndjesia e përzierjes nuk ka një arsye të fortë shëndetësore për t’u shfaqur, si për shembull kur udhëtojmë me makinë. Ka shumë ilaçe që trajton ndjenjën e të vjellit në këto raste por ato mund të kenë efekte anësore si dhimbje koke, marrje mendsh, plogështi etj.

Ju pëlqen!

Disa zgjidhje natyrale që mund t’i përdorni në vend të ilaçeve përfshijnë:

  • Rrënjë xhinxheri

Studimet sugjerojnë që substancat në rrënjë të njohura si  xhenxherol, reduktojnë serotoninën, një nga neurokimikatet kryesore të trupi që shkakton ndjesinë e përzierjes. Hidhni gjysmë luge pluhur xhinxheri në një gotë me ujë që ta pini kur t’ju vijë për të vjëllë.

  • Provo akupresionin

Ky është një tjetër trajtim tradicional që funksionon shumë mirë. Në disa farmaci ose online mund të gjeni disa rrathë plastik për duart, që ushtrojnë presion në një zonë të caktuar në brendësi të kyçit, që lidhet me heqjen e ndjesisë së përzierjes. Vendosja në pozicionin e duhur është shumë e rëndësishme prandaj sigurohuni të ndiqni instruksionet në mënyrën e duhur.

  • Shikoni në distancë

Ndjesia e përzierjes kur udhëtoni me makinë apo jeni në një varkë, ose në një situatë të ngjashme, shkaktohet nga humbja e pikës së jashtme të referencës. Mënyra më e mirë për ta kaluar këtë është ta fokusoni shikimin në një vend të largët dhe të palëvizshëm, si horizonti.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!