Truri i një burri nuk është aq i komplikuar sa mendoni, por problemi me ta është se ndonjëherë nuk janë shumë shprehës në lidhje me emocionet e tyre apo pritshmëritë në marrëdhënie.

Sigurisht që çdo marrëdhënie është unike, por ekzistojnë disa koncepte themelore universale, të cilave duhet t’ju përmbaheni gjithnjë kur bëhet fjalë për komunikimin. Ka 3 gjëra të rëndësishme që s’duhet t’ja bëni kurrë atij.

– Nuk duhet të përmendësh ish-at herë pas here në biseda.

Nëse nuk ju ka pyetur ende për historitë e tua romantike, apo thjesht nuk ju ka rastisur të flisni për këtë, mos i përmendni ato shpesh. Do duket si diçka e qëllimshme dhe askujt nuk i pëlqen të dëgjojë se sa i bukur ishte ish-i dashuri juaj. Ai nuk dëshiron të dëgjojë se si ish-i juaj ishte i shkëlqyer në shtrat, apo se sa personalitet të këndshëm kishte, madje ai nuk do të dëgjojë as se sa i tmerrshëm apo toksik ishte ish-i juaj. Edhe komentet negative mund të kenë, në të shumtën e rasteve, të njëjtin efekt. E vërteta është që ai thjesht nuk do të dëgjojë për ish-in tuaj. Nëse e përmendni disa herë, ai do pyesë veten pse dhe do krijojë një lloj pasigurie në marrëdhënien tuaj.

– Nuk duhet të bëni komente që shkatërrojnë egon e tij dhe e bëjnë të ndihet “më pak burrë”

Gjëja më e brishtë për një burrë mund të jetë egoja e tij. Edhe gabimi më i vogël mund të jetë i mjaftueshëm për të sjellë shumë pasiguri tek ta. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që ju të mos e shkelni atë kur rrëzohet dhe mos ta “prekni” në pikat e tij të dobëta.

– Mos e ofendoni nënën e tij

Përpara se ai të vendosë t’ju bëjë ju gruan më të rëndësishme të jetës së tij, këtë vend e ka patur gjithnjë nëna. Lidhja e mamave me djemtë është shpeshherë shumë e ngushtë dhe delikate. Në momentin që ju vendosni të thoni diçka negative për të, do të ndryshoni shumë gjëra në mënyrën se si ai ju sheh. Një burrë gjithmonë do të tregojë vlerësim për gruan që e rriti dhe e bëri atë që është. Prandaj, nëse po mendoni “të sulmoni” personin më të rëndësishëm të jetës së tij, mbase duhet ta rimendoni. Askush nuk do të fitojë në këtë situatë dhe ju mund të filloni, pa kuptuar, shkatërrimin e parakohshëm të marrëdhënies suaj.