Gëzim Mekuli

28 Nëntori erdhi. Në këtë ditëmadhe retorika po lulëzon, fotografia e bukur po dominon. Shumë nga ne po gëzon, e ndoshta, edhe po feston. Kështu edhe duhet të jetë.

Por …

Ju pëlqen!

Këto vite ne i kemi keqshfrytëzuar. Shqipëria dhe shqiptarët vazhdojnë të mbeten një nga vendet më të varfra e më shpotitëse të Evropës. Kemi një bullizëm të pranuar politik.

A nuk është pikëlluese kur shef gruan e nënën me fëmijë n’gji, pikërisht me 28 Nëntor, ditëmadhen e Flamurit, të arratiset e të iki nga Shqipëria e tyre?!

Shqiptarë, këtu e atje, në atdhe e në mërgim,

Kuptojeni! Oksigjenin politik e të mirëqenjës akoma po e ngulfatë injoranca dhe mungesa e racionalitetit në politikën shqiptare. Klasa jonë drejtuese është bërë gazi i botës. Klasa politike përbuzë, mu për 28 Nëntor, gruan e përdhunuar e të vrarë shqiptare nga shteti Serb. A është e mundur kjo? Nuk ke dinjitet, sinqeritet e as pastërti në mes sunduesve shqiptarë. Shqiptarët, kultura e historia e tyre vazhdon të jetë e ndarë midis Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë, Greqisë e Malit të Zi. Edhe atë pak territor e identitet që u ka mbetur shqiptarëve, po e përdhunojnë ditë për ditë, e si mos më keq.

Të jem i drejtpërdrejtë: Sot s’ka asgjë për të gëzuar. Sot ka më shumë arsye e vend për hidhërim, pezm, protesë, angazhim qytetar e vetëdijësim.

Uroj që kjo festë e madhe e kombit shqiptar të shërbejë për të analizuar, se ku jemi pas gjithë këtyre vitesh kinsepavarësi si komb, si njerëz e si politikë. Ku kemi ndërmend të shkojmë si njerëz politik e si shqiptarë, me cilat vlera kulturore, humane, historike e politike do të ecim?

Nesër kjo ditë do të jetë veçse edhe një “rast tjetër i mirë për fotografi”, për televizor e për reklamë mediatike: Nësër eshtë mundësia për t’u valëvitur flamuri kuqezi nga “patriotët” e degjeneruesit e këtij kombi e të këtij vendi. Edhe fjalime të këndshme…

Nokë, biri im, nga zemra e me shumë dashuri e sinqeritet, gëzuar 28 Nëntori!

Luftëtarë të tradhtuar e të poshtëruar, intelektualë e ju përjetues të dhunës serbe dhe të asaj “shqiptare”, gëzuar 28 Nëntorin, festën jozyrtare të flamurit kombëtar të shqiptarëve në Kosovë.

/MekuliPress, publikuar në vitin 2014/

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.