27 vjet më parë, më 26 shkurt 1993, Milosheviç dëboi rreth 200 familje kroate nga Janjeva…!

Janjeva dhe janjevasit kryesisht të ardhur nga Raguza (Dubrovniku), sipas një letreje të Papës Benedikti XI, përmendën për herë të parë në Kosovë në vitin 1303. Pas një historie të gjatë këtu në kushte të pushtimit osman dhe serb, më 26 shkurt 1993, kroatët e Janjevës u dëbuan me dhunë nga autoritetet serbe në krye me Slobodan Milosheviç.

Kisha Katolike kushtuar Shën Nikollës e përmendur në vitin 1303 është rindërtua në vitin 1856 dhe ç’prej asaj kohe ritualet fetare janë mbajtur në gjuhën kroate. Historia e dhunës serbe ndaj kroatëve është e njohur sidomos në vitet 1920, 1948. Pas persekutimit në vitet 1990-ta, kroatët nga Janjeva kryesisht u vendosën në Kistanje afër Kninit (Kroaci), dhe sipas tyre ky vend sot zuri të quhet Novo Janjevo.

Ndoshta ju pëlqen!


Sipas hulumtimit në vitin 2002, në gjithë Kroacinë kanë jetuar 966 familje janjevase…!

 

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!