Sot, janë mbushur 22 vite nga nënshkrimi i marrëveshjes së Ohrit, marrëveshje kjo e cila i dha fund luftës e cila u zhvillua mes UÇK-së dhe forcave ushtarake të shtetit maqedonas, në vitin 2001.

Kjo marrëveshje e cila u asistua nga bashkësia ndërkombëtare, është nënshkruar mbi pesë parimet themelore, të cilat konfirmuan shoqërinë shumëtnike maqedonase dhe ku u sanksionua se shqiptarët janë etni shtetformuese.

Marrëveshja e Ohrit u nënshkrua me qëllim të promovimit të zhvillimit të qetë dhe harmonik të shoqërisë qytetare, duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Ju pëlqen!

Parimet themelore te Marrëveshjes së Ohrit:

1. Ndërrimi i pushteteve vetëm përmes zgjedhjeve te lira dhe demokratike

2. Garantohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Maqedonisë.

3. Konfirmohet karakteri shumetnik i shoqërisë maqedonase

4. Ndërtim i shtetit demokratik

5. Zhvillimi i pushtetit vendor

Përmbajtja e Marrëveshjes së Ohrit

1. Ndërprerja e armiqësive

2. Zhvillimi i pushtetit të decentralizuar

3. Mos diskriminimi dhe përfaqësimi i drejtë

4. Përfaqësim në gjyqësor në proporcion me popullsinë

5. Gjuhë zyrtare është edhe gjuha amtare kur popullata është mbi 20%

Lexo po ashtu:  Kryeministri Kurti niset për në Austri, merr pjesë në Forumin e Ekonomik të Vjenës

6. Shprehja e identitetit (përdorimi i simboleve të bashkësisë në zonat ku ata përbëjnë shumicën).

----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!