Na duhet të pranojmë që kur vjen puna te paratë të gjithë kemi ngërçe… dikush shpenzon të gjithë rrogën në fillim, dikush tjetër blen një gjë për 30 ditë me radhë e të tjerëve thjesht u mbarojnë kursimet pa kuptuar.

Për të shpëtuar nga kjo, kemi publikuar 22 këshilla që do të na ndihmojnë të kursejmë çdo ditë pa kuptuar fare.

Të gjithë këto këshilla i gjeni më poshtë:

Filloni të bëni pazar vetëm 1 herë ose 2 herë në muaj e jo sa herë ju pëlqen diçka.

Gatuajini ushqimet e preferuara më parë dhe ngrijini në mënyrë që t’i keni gati për ditët në vazhdim.

Filloni të kurseni një pjesë të të ardhurave në llogari tjetër bankare dhe të gjitha kursimet e vogla ruajini aty.

Gjithmonë shih çmimet në produkte dhe krahasojini. Sigurisht, zgjidhni ato më të lirat ose që ju përshtaten.

Nëse po kërkoni për ndonjë pajisje futini një “shëtitje” në eBay, ku mund të gjesh të njejtat produkte, por më lirë.

Merrni bukë me vete!

Para se të shkoni për Pazar bëni një listë dhe qëndrojini besnikë.

Përdor videot e Youtube për të bërë ushtrime se sa të paguani shifra marramendëse në palestër.

Zgjidhni të darkoni në restorantet “jo të njohura”, por ato në periferi… ushqim i shëndetshëm dhe i lirë.

Nëse keni borxhe lajini menjëherë e mos prisni kur të kalojë java apo muaji.

Provoni një natë me miqtë sesa një natë në club-e.

Mos u fiksoni pas një lloj ushqimi… vetëm nëse është nga ato ushqime që mund të ngrihen në frigorifer.

Tërhiq një shumë të caktuar në fillim të muajit dhe jepini kartën e debitit mikut tuaj të ngushtë apo familjarëve.

Përdorni kartat e klientit në çdo dyqan që shkoni.

Zgjidh një monedhë dhe mos e shpenzo kurrë, shkruan blitz.al, transmeton Klan Kosova. Ç’ka do të thotë, nëse zgjidhi monedhën 50 lekë të reja, mbajeni dhe mos e shpenzoni.

Rregullojini flokët vetë!

Hiqni dorë nga shpenzimet e tepërta!

Fshij kartën e debitit nga dyqanet online.

Gjëja e vetme për të cilën duhet të shpenzoni më shumë se normalja është: USHQIMI.

Mësoni si të bëni në shtëpi recetat e restoranteve.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress