Përdorimi i kartave bankare është një tregues mjaft domethënës, po të kemi parasysh problemin e përdorimit tejet të lartë të parasë cash që ka ekonomia shqiptare.215 milionë euro kanë paguar Shqiptarët përmes kartave bankare vitin e kaluar

Vitin e kaluar, shqiptarët kryen pagesa me karta bankare në vlerën e 26.2 miliardë lekëve ose rreth 215 milionë eurove. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se pagesat me kartë regjistruan një rritje vjetore me 23%. Rritja është akoma më e lartë, e llogaritur si numër transaksionesh. Nga 3.6 milionë për vitin 2017, numri i pagesave me kartë arriti në afërsisht pesë milionë vitin e kaluar.

Përdorimi i kartave bankare është një tregues mjaft domethënës, po të kemi parasysh problemin e përdorimit tejet të lartë të parasë cash që ka ekonomia shqiptare.

Ndoshta ju pëlqen!

Përdorimi kartës për të tërhequr para vazhdon të dominojë, çka është e kuptueshme për një ekonomi me përdorim të lartë të parasë cash, si ajo shqiptare. Vitin e kaluar, u kryen rreth 16.5 milionë tërheqje nga bankomatet, për një vlerë të përgjithshme prej 196 miliardë lekësh ose afro 1.6 miliardë euro.

Megjithatë, mënyra sesi shqiptarët po i përdorin kartat tregon një zhvendosje drejt transaksioneve jo cash. Kështu, për vitin 2018 pagesat përmes terminaleve POS përbënin 9.7% të totalit të veprimeve me kartë, ndërsa vitin e kaluar ato arritën në 11.4%.

Pavarësisht nga kjo, tregu ka një tendencë pozitive në drejtim të rritjes së pagesave jo cash. Kjo duket nga rritja e pagesave elektronike, por edhe numri i kartave të kreditit, që janë një instrument që përdoret kryesisht në funksion të pagesave jo cash.

Në fund të vitit të kaluar, bankat shqiptare kishin pothuajse 114 mijë karta krediti aktive, në rritje vjetore me rreth 8%. Në total, numri i kartave ka arritur në rreth 1.2 milionë, ku pjesa më e madhe janë karta debiti, të lidhura me llogaritë rrjedhëse të individëve.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!